Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera thotë se ka ardhur koha që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen negociatat.
Nga Podgorica, për RTV Ora Calavera tha se KE do shkojë me një qëllim të qartë para Këshillit të BE
“Ka ardhur koha të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të vijojë të plotësojë kushtet që i janë vënë. Shqipëria duhet të krijojë besueshmëri tek vendet anëtare të BE-së. Situata në Shqipëri duhet të kapërcehet pasi nuk i shërben aspak vendit dhe qytetarëve”, theksoi Calavera.
Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera ka refuzuar të përgjigjet për nismën e PS për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.
“Nuk dua të shprehem pasi janë shumë procese në zhvillim”, ka deklaruar Calavera.
g.kosovari