• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shefja e ONM: Reforma në drejtësi të mos minohet nga sulmet politike

by A R
28/05/2020 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e Opinionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, del me deklaratë lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian thotë se pas vitesh pune të palodhur për ndërtimin e themeleve të forta për një gjyqësor të pavarur, të përgjegjshëm dhe vërtetë të paanshëm në Shqipëri, ekziston vetëm një mënyrë për të siguruar zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri: ecja përpara, në të mirë të qytetarëve shqiptarë!

Ajo kujton se kjo reformë u miratua nga Parlamenti shqiptar me një votë unanime të të gjitha forcave politike dhe se ishte e qartë që në fillim se kjo ishte një reformë e vështirë, e cila do të ndikonte në interesat personale dhe se, për shkak të kompleksitetit të saj, do të kërkojë kohë para se të japë rezultate.

Megjithatë, sipas Calavera, të gjithë e kuptuan se kjo reformë ishte shumë e nevojshme, dhe gjithashtu e dinin se ajo ishte themelore për të ardhmen e Shqipërisë.

Sipas saj, në fazën aktuale, vendimtare për përparimin e vendit në udhën e integrimit europian, kjo reformë nuk duhet të minohet nga sulme të ndryshme dhe se kjo nuk është koha për ta shmangur reformën dhe arritjet e saj të shumta deri më tani, siç është krijimi i të gjitha institucioneve të reja gjyqësore, të cilat funksionojnë mirë tashmë prej kohësh.

“Procesi i vetingut ka vazhduar gjithashtu të përparojë në mënyrë të qëndrueshme, edhe përkundër ndikimit të pandemisë COVID-19 në seancat shqyrtuese. Emërimi së fundi i tre anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë i ka mundësuar gjykatës të arrijë kuorumin e nevojshëm për të rifilluar funksionet e saj kryesore. Organet e reja të specializuara në fushën e antikorrupsionit dhe krimit të organizuar kanë nisur të funksionojnë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur këtë muaj edhe tre prokurorë të tjerë të Zyrës së Prokurorisë Speciale, duke plotësuar 12 nga 15 pozicionet ekzistuese. Këto rezultate të rëndësishme duhet të pranohen, të ruhen dhe të zhvillohen”, shkruan ajo.

Më tej shton se hetimi aktual në rastin e njërit prej anëtarëve të Kolegjit të Apelimit, dhe pezullimi i mëpasshëm nga detyra, nuk duhet të jetë një justifikim për të sulmuar reformën gjyqësore, përkundrazi, duhet të shihet si prova më konkrete që sistemi ka filluar të funksionojë në mënyrë efektive.

Lidhur me këtë rast, nënvizon se vëzhguesit ndërkombëtarë në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e kanë mbikëqyrur në mënyrë të plotë përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të vetingut, duke respektuar plotësisht detyrimet e tyre kushtetuese dhe ligjore, bazuar në informacionet e vëna në dispozicion të tyre brenda afateve të parashikuara me ligj.

Calavera thotë se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u tregoi personave që paraqesin akuza që mund të kishin natyrë penale, se ato duhet t’u drejtohen autoriteteve gjyqësore kompetente në Shqipëri.

“Dhe kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në këtë rast. Pa paragjykuar rezultatin përfundimtar të këtij hetimi dhe përcjelljen në Gjykatë, është pikërisht në këto raste të vështira që një sistem i pavarur drejtësie vihet në provë për të treguar se askush nuk është mbi ligjin, madje as anëtarët e organeve të vetingut”, shprehet drejtuesja e ONM.

Në këtë linjë thotë se kjo është merita e vërtetë dhe vlera e shtuar e një gjyqësori që funksionon në një shoqëri demokratike të bazuar në sundimin e ligjit, çka konfirmon se qytetarët tashmë kanë strukturat e duhura në mënyrë që pretendimet për korrupsion ose sjellje të pahijshme të mund të hetohen siç duhet.

Calavera deklaron se muajt ​​e ardhshëm do të jenë thelbësorë në kontekstin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE dhe zbatimi i vazhdueshëm i reformës gjyqësore do të jetë kyç dhe se kjo nuk ka të bëjë vetëm me kryerjen e punës teknike, por ka të bëjë edhe me angazhimin politik.

“Kjo është arsyeja pse të gjithë aktorët në Shqipëri duhet të vazhdojnë të garantojnë kushtet e nevojshme politike që reforma të shpaloset pa probleme. Nuk ka asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje bazat e procesit të reformës, sado e vështirë të jetë dhe, po, në disa raste edhe sfiduese. Arritjet e qarta dhe konkrete në zbatimin e reformës në drejtësi duhet të vazhdojnë tani me më shumë vendosmëri dhe angazhim se kurrë”, deklaron Calavera.

Ajo nënvizon se këto janë periudha vendimtare për çuarjen përpara të aspiratave europiane të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

Në mbyllje të qëndrimit drejtuesja e ONM, shprehet se BE-ja është e përkushtuar fort për ta mbështetur këtë proces në mënyrë që shqiptarët të përfitojnë nga reforma dhe të krenohen me arritjet e saj, ndërsa vendi përparon në rrugën e tij të integrimit europian.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 29 Maj 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës! Ja situata e rrugëve

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In