Shefi i Shërbimit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi deklaroi se jo të gjithë personat që dyshojmë se janë të prekur nga COVID-19 do të testohen.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Koraqi tha se Shqipëria është duke respektuar udhëzimet e OBSH-së, që do të thotë se i nënshtrohen testit të tamponit vetëm ata që kanë shenja klinike të virusit.
“Tamponimi në Shqipëri bëhet në bazë të udhëzimeve të OBSH, e cila thotë që të bëhen tamponimin për kufizimin e rastit. Për ato që plotësojnë kushtet. Nuk është e nevojshme tamponim në masë. Analiza bëhet vetëm për të sëmurë që paraqesin shenja klinike.”, tha ai. Ndërkohë, Arjan Harxhi, mjeku infeksionist që drejton një nga pavianët e spitalit COVID-19 pohoi se kush dyshon që është prekur nga COVID-19 duhet të vetëkarantinohet.
“Edhe rekomandimet e OBSH thoshin; testim, testim. Por nëse ti e identifikon veten se je i infektuar, duhet të vetëkarantonohesh”, tha ai.