• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shefi i rendit Dervishi: Subjektet që nuk vendosin kamera do t’u hiqet licensa, afati mbaron në dhjetor

by Java News
10/03/2017 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset të cilat nuk zbatojnë udhëzimin e Ministrisë së Brendshme për vendosjen e kamerave deri në datën 28 dhjetor të këtij viti, do të penalizohen deri në heqjen e licencës.

Kështu u shpreh Albert Dervishi, Shef i Sektorit për Rendin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i ftuar në studion e Report Tv.

“Nëse nuk do vazhdojnë të marrin masa shtesë, ligji ka parashikuar sanksione, të cilat kanë të bëjnë me vendosjen e gjobave dhe do variojnë sipas shkeljeve nga 5 mijë-20 mijë, 50 mijë deri në 500 mijë. Pastaj për subjektet do hiqet vërtetimi i sigurisë dhe në bazë të procedurave mund të shkohet edhe drejt heqjes së licencës. Pra, përsa kohë nuk plotësohen kushtet e sigurisë, do shkohet drejt heqjes së licencës“, tha Dervishi.

Ai deklaroi se forcimi i masave të sigurisë në ambiente publike parashikon edhe masa të tjera shtesë, përveç kamerave të sigurisë. Bar-kafetë dhe kryesisht lokalet e natës do të jenë të detyruara të kontraktojnë policinë private për pajtuar një polic për 40-50 klientë.

Gjithashtu, në këto ambiente, sikurse edhe në kazino, hyrja do të bëhet me kartën e identitetit.

“Lokalet e natës gjithashtu, ku kanë ndodhur vepra të rënda penale, kundra vajtje penale, por kanë ndodhur edhe krime të rënda, si vrasje, do kenë masa sigurie. Këto lokale duhet të vendosin kamera, të kenë lexues automatik të targave në parkim, të kontraktojnë policinë private. Duhet të kenë një polic për 40-50 persona, pra një punonjës policie. Nëse në një pub ka 50 persona brenda, atëherë duhet të ketë një punonjës privat të sigurisë.  Në këto lokale, nuk do lejohet të hyjë asnjë qytetar pa dokument identifikimi, leximi i të cilave do të bëhet me lexues optik. Ligji e parashikon qartë kur një qytetar nuk ka mjet identifikimi, i nënshtrohet procedurave verifikuese në komisariat”.

Gjithashtu, kamera dhe GPS do të vendosen edhe në shkolla si dhe mjetet e transportit të nxënësve.

Z.Dervishi, kush duhet të vendosë patjetër kamera sigurie?
Udhëzimi është shumë i qarta dhe meriton që publiku të njihet me këtë fakt. Në udhëzim përcaktohen mjaft detyrime për subjektet e ndryshme që ushtrojnë aktivitete, kryesisht karburantet është pjesa më e fokusuar, edhe në vitet e shkuara janë vërejtur disa vepra penale të rënda, për faktin se autorë të ndryshëm kanë planifikuar dhe organizuar krimin me pasoja në raste të caktuara. Kjo është një nga subjektet më të goditura.

Përveç pagesës automatike me kartë, duhet të kenë edhe kamera sigurie…

Këto duhet të kenë kamera me rezolucion të lartë, me regjistrime ditën dhe natën. Masat shtesë të sigurisë nuk përfshijnë vetëm kamerat. Te karburantet është një detyrim i subjekteve  që të kenë lexues automatik të targave të automjeteve. Pra, çdo targë do regjistrohet. Po kështu duhet të kontraktojnë edhe polici private në mënyrë që të kenë garanci të plotë për ruajtjen dhe sigurinë. Tjetër është magazinimi i lëndëve të transportit të rrezikshëm, të cilat duhet të kenë pajisjes GPS dhe të kontraktojnë polici private. Është e nevojshme të gjendet rruga që ka përshkuar dhe ku ka shkuar ky automjet pasi mund të përdoret nga kontingjente kriminale. Lokalet e natës gjithashtu, ku kanë ndodhur vepra të rënda penale, kundra vajtje penale, por kanë ndodhur edhe krime të rënda, si vrasje. Këto lokale duhet të vendosin kamera, të kenë lexues automatik të targave në parkim, të kontraktojnë policinë private. Duhet të kenë një polic për 40-50 persona, pra një punonjës policie. Nëse në një pub ka 50 persona brenda, atëherë duhet të ketë një punonjës privat të sigurisë.

Në lokalet e natës, sa mund t’i kenë plotësuar këto kushte?
Ne jemi koshientë që si qytetar të kemi qenë në ambiente të tilla dhe kemi parë se disa lokale i kanë pasur të organizuar ata që ne i quajmë bodyguard, por këto një zgjidhje joligjore. Zgjidhje ligjore është kontraktimi i një shërbimi privat të policisë, me punonjës të përgatitur, të stërvitura, ata duhet të jenë të aftë për ambientin që marrin në ruajtje, për t’iu përgjigjur situatave të ndryshme, pasi dikush mund të jetë i dehur dhe situata del jashtë kontrollit. Një nga shtyllat që ministri Tahiri sot ritheksoi është, përveç detyrimeve të Policisë së shtetit që kontrolli, licencimi, inspektimi i masave të sigurisë, rol ka edhe policia private.

Po bizneset e tjera cilat janë?
Janë të kategorizuara. P.sh lojërat e fatit, kazinotë, përveç kamerave, leximit të targave, polici privat duhet të ketë edhe detektor për të bërë kontrollin. Në mënyrë që në kazino të mos hyjë asnjë qytetar me sende të kundraligjshme. Në këto lokale, nuk do lejohet të hyjë asnjë qytetar pa dokument identifikimi, leximi i të cilave do të bëhet me lexues optik. Ligji e parashikon qartë kur një qytetar nuk ka mjet identifikimi, i nënshtrohet procedurave verifikuese në komisariat.

Për ambientet publike çfarë do të ndodhë?
Institucionet arsimore duhet të kenë kamera. Në stadiume, kinema, teatër, salla koncertesh, muze, duhet të ketë masa shtesë, por jo si ato në lokale, pub-e e karburanteve. Sa i takon bankave të nivelit të dytë ka detyrime më të mëdha, kamera me rezolucion të lartë, sisteme alarmi, por jo të gjitha bankat kanë nivel të lartë sigurie, ndërsa disa të tjera kanë nivele më të mira. Prandaj, do shkohet drejt përmirësimit të masave të sigurisë.

Mjetet që transportojnë nxënësit e shkollave, pajisja me GPS…
Është parashikuar që në automjetet e transportit publik, ato që transportojnë nxënësit, të ketë kamera sigurie brenda në mjet dhe GPS, në mënyrë që të ketë një mbikëqyrje të plotë të situatës lidhur me funksionimin e kësaj pjese të rëndësishme të transportit publik.

Kanë afat deri në fund të vitit për t’u pajisur me kamera sigurie, më pas çfarë ndodh?
Ligji e parashikon qartë, u është dhënë afat subjekteve të ndryshme. Subjekteve që u është çuar njoftimi për t’i vendosur, kanë afat deri në 28 dhjetor 2017, për të filluar nga zbatimi i detyrimeve ligjore. Nëse nuk do vazhdojnë të marrin masa shtesë, ligji ka parashikuar sanksione, të cilat kanë të bëjnë me vendosjen e gjobave dhe do variojnë sipas shkeljeve nga 5 mijë-20 mijë, 50 mijë deri në 500 mijë. Pastaj për subjektet do hiqet vërtetimi i sigurisë dhe në bazë të procedurave mund të shkohet edhe drejt heqjes së licencës. Pra, përsa kohë nuk plotësohen kushtet e sigurisë, do shkohet drejt heqjes së licencës.

Do të jemi më të sigurt?
I gjithë investimi që është bërë në këtë ligj, me miratimin e  këtyre akteve dhe në atë që subjektet do të bëjnë, synojnë rritjen e sigurisë publike. Policia do të jetë institucioni që nuk do ta neglizhojë përgjegjësinë e vet, por polici-komunitet-subjekte të gjithë duhet të jemi në unitet për të rritur sigurinë publike./report tv/a.k

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Meta kritika për ekonominë: Sfida më e madhe e vendit, të flasin ekspertët dhe jo amatorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në…

January 15, 2026

(EMRI) Pas tre muajsh e zhdukur, gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali/ Autoritetet japin detajet e para

January 15, 2026
Qeveria merr vendimin, cakton 3 janarin ditë pushimi për administratën publike

VKM/ Qeveria miraton kriteret për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm. Veprimet për lirimin dhe shkarkimin nga detyra..

January 15, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

PD e përjeton pezullimin e vizave të SHBA si një mallkim që i zuri shqiptarët nga “non grata” e Berishës

January 15, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave/ Ja kush do e drejtojë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (EMRI)

January 15, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit. Për efekt të kontributeve ndryshon edhe..

January 15, 2026
VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

January 15, 2026
Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

January 15, 2026
10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

January 15, 2026
Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Enkelejd Alibeaj: Protestat me Berishën nuk sjellin asgjë ndryshim

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In