• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shefi i policisë thyen heshtjen: Oficerët panë gjakftohtësi kur liruan pilotin e akuzuar

by A R
18/06/2021 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbuluar nga çështje që ka tronditur Greqinë, ku policia zbardhi të vërtetën dhe mësoi se vrasësi i 20-vjeçares Caroline Crouch ishte bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos.

Së fundmi, ia që ka thyer heshtjen është shefi i policisë së Atikës, Jorgos Kalliakmanis. Sipas tij, oficerët e policisë të cilët kanë hyrë të parët në shtëpinë ku u krye vrasja në Glyka Nera në Maj, i kanë treguar atij se që prej momentit të parë kishin ndjesinë që autori ishte bashkëshorti. Shefi i policisë ka shtuar më tej se kolegët e tij rrallë gabojnë në impresionin e parë që krijojnë për një ngjarje.

“Kur hynë grabitësit zbrazën gjithçka. Oficerët panë gjakftohtësi kur liruan pilotin e akuzuar”, tha shefi i policisë. “Autori pretendoi se nuk e dinte dhe pyeti nëse Caroline ka vdekur. Pastaj tha disa fjalë dhe mori fëmijën në krahë”, tha Kalliakmanis.

Shefi i policisë për Athinën zbuloi më tej se një prej kolegëve të tij pa që në atë moment sjelljen e çuditshme të Babis Anagnostopoulos dhe i mori fëmijën nga krahët. Kalliakmanis deklaroi se kolegu veproi menjëherë për të mbrojtur fëmijën pasi mendoi direkt më të keqen. “Pastaj më tha mua se kishte ndjesinë që vrasja është kryer nga bashkëshorti”, tregoi ai.

Piloti 32-vjeçar pretendonte se ishte lidhur edhe ai nga grabitësit. Por ende nuk është e qartë nëse ai është lidhur vetë apo e ka ndihmuar një person tjetër. Gjithsesi një prej oficerëve ka treguar se Babis është sjellë çuditshëm.

“Ai po kërkonte në mënyrë të çuditshme që ta zgjidhja, thoshte po mbytem, dhe me shpejtësi i preva litarin, pa e kuptuar nëse ai po mbante në dorë nyjen, kur në fakt mund të mos ketë qenë i lidhur”, ka treguar oficeri i policisë.

Një tjetër detaj që kanë parë policët ka qenë edhe qeni që u gjet i vrarë. “Qeni ishte i lidhur i lidhur në parket. Si mundet që një qen brenda në shtëpi të jetë me zinxhirë?”, tha shefi i policisë. Po ashtu edhe shtëpia nuk i ngjante një grabitjeje.

“Rrobat në dollap ishin të hedhura në një mënyrë të tillë që dukej si grabitje. Por a u tha piloti se ku ndodheshin paratë dhe grabitësit shkuan vetëm aty?”, ka mbyllur fjalën e tij, Kalliakmanis.

Krimi makabër u zbulua  falë një pune të mirë hetimore nga policia greke. Autoritetet kanë një sërë provash që kanë vërtetuar se grabitja e pretenduar nga piloti 32-vjeçar është një sajesë e tij dhe se në fakt ai është autori i vrasjes.

Vetë Babis ka pranuar në polici pas dëshmisë se ai e ka kryer krimin pas mosmarrëveshjeve që kishin si çift. Carolinë dhe Babis ishin prindër të një fëmije 1 vjeç.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Brazili spektakël në Copa America, “poker” ndaj Perusë

VIDEO/ Brazili spektakël në Copa America, "poker" ndaj Perusë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In