• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shefi i policisë në Manchester: Emigrantët po përdoren si “mish për top”, paguhen 10-20£ në ditë për…

by A R
13/12/2022 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një drejtues policie në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar se emigrantët që jetojnë në azile dhe shtëpitë e fëmijëve po shënjestrohen nga bandat kriminale. Sipas Stephen Watson, shef i policisë në Manchester, emigrantët, pjesa më e madhe e të cilëve shkon në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla, po rekrutohen nga bandat dhe po përdoren si “mish për top”.

Ky zbulim u bë si pjesë e një hetimi në lidhje me rrjetin më të madh të falsifikimit në Britaninë e Madhe që drejtohet në Manchester. Grupet kriminale, po ashtu të lidhura me trafikun e qenieve njerëzore dhe drogave, mendohet se përbëjnë më shumë se gjysmën e tregtisë së mallrave të falsifikuara në Mbretërinë e Bashkuar prej 8.6 miliardë Paund në vit.

Watson tha se bandat po shfrytëzojnë emigrantët duke i përdorur për punë të paligjshme. “Shpirtra të pastër po shfrytëzohen për t’u bërë ‘mish për top’ për krimin e organizuar”, tha ai.

“Përfundimi është se edhe nëse ka një sërë rrethanash që e bëjnë më të ligjshme kërkesën e dikujt për azil në Mbretërinë e Bashkuar, këta emigrantë po shfrytëzohen deri në atë pikë sa nuk ka gjasa që të kthehen në njerëz që i binden dhe të integrohen e të kontribuojnë në shoqërinë tonë”, u shpreh ai.

Përkundrazi sipas shefit të policisë gjasat janë më të larta që këta persona të bëhen kriminelë dhe do të jenë barrë për shtetin.

Këtë vit Watson nisi operacionin “Vullkan” për të shkatërruar bandat. Ekipi i tij ka zbuluar se anëtarët e bandave po paguajnë emigrantë të rinj dhe të rritur 10-20 Paund në ditë si vëzhgues ndaj policisë dhe shpërndarjeve të drogës.

Në Britani po strehohen më shumë se 40 mijë azilkërkues. Ata qëndrojnë në hotele me një kosto ditore që shkon në 7 milionë Paund. Këtë muaj, u zbulua se disa fëmijë refugjatë janë zhdukur. Në Kent, është raportuar më herët se janë raportuar të zhdukur 39 fëmijë, që kishin mbërritur në Britani këtë vit.

Suella Braverman, Sekretarja e Brendshme e Britanisë, po propozon përshpejtim të deportimit të emigrantëve shqiptarë.

“Është e qartë se në shumë raste ka një lidhje të fortë mes bandave kriminale të organizuara dhe emigrantëve të paligjshëm. Kjo është arsyeja se pse qeveria po punon për një opsion që të thyejë modelin e punës së trafikut të njerëzve dhe të sigurojmë që të ndalojmë anijet e vogla që kalojnë kanalin”, tha Ministria e Brendshme.

Më shumë se 40 mijë azil kërkues, të të gjitha kombësive kanë kaluar kanalin në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla. Nga këta, 11 mijë janë shqiptarë. Ndërkohë një vit më parë kanalin e kishin kaluar vetëm 800 shqiptarë.

/a.r

Next Post
Ministrat e Jashtëm të BE-së humbasin durimin me Kosovën dhe Serbinë

Ministrat e Jashtëm të BE-së humbasin durimin me Kosovën dhe Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In