• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shefi i FIFA-s Infantino: Kam gjak serb, ma dhanë me transfuzion prej sëmundjes

by Aalison Pearse Stevens
29/02/2016 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhani Infantino fitoi garën presidenciale duke u mbështetur nga 115 federata në kongres. Gjatë një interviste për “Blick” , tashmë Presidenti i FIFA-s rrëfen vështirësitë në fëmijëri, zgjedhjet, si dhe shanset e anëtarësimit të Kosovës.

Z.Infantino, urime për fitoren e presidencës në FIFA! Ju pëlqen titulli i faqes së parë të gazetës sonë “Blick”?

Duket super, por nuk është hera e parë që qëndroj në faqen e parë. Kështu ka ndodhur dhe më 28 mars 1970.

Çfarë ka ndodhur në atë datë?

Unë linda më 23 mars 1970 dhe kisha një problem me shëndetin, konkretisht me gjakun. Pas lindjes duhet që të bëja transfuzion gjaku. Në atë kohë ishte problem serioz dhe u desh të më vinte gjaku nga Anglia (Bristol) dhe ish-Jugosllavia (Beograd). Më pas gjaku erdhi në Zyrih dhe prej aty në Brig.

Ju luftuat për mbijetesë?

Po, po luftoja për jetën time dhe ia dola falë Kryqit të Kuq.

Pas 45 vitesh në jetë u zgjodhët presidenti i FIFA-s. Si e përjetuat natën e parë?

Praktikisht dremita për disa minuta, por nuk fjeta. E gjithë kjo ka qenë mes një ëndrre dhe një realiteti. Ndoshta s’e kam realizuar komplet atë çfarë ndodhi. Kemi festuar shumë pak me familjen duke pirë një gotë verë të kuqe.

Si ndiheshit gjatë zgjedhjeve? Plot dyshime dhe nervoz apo i sigurt në fitore?

Jo, i sigurt. Isha shumë i qetë, patjetër kisha stres. Bëra çfarë ishte e mundur mes votuesve në këtë garë dhe doja ta shijoja realitetin.

Si u ndiet në momentin që sheiku Salman mori 88 vota dhe më pas u shpallët ju president i FIFA-s?

Më kapën emocionet. Gruaja më përqafoi dhe ishte një moment i jashtëzakonshëm. Edhe nëna ime 81 vjeçe përjetoi gjithçka dhe është një dhuratë e bukur për të.

Në fjalimin e parë si president për pak sa nuk shpërthyet në lot. Po mendonit babanë tuaj të ndjerë në ato momente?

Pa diskutim. Ai do të ishte krenar për mua. Për pak sa nuk qava edhe në këtë moment.

Kur e humbët babanë?

Para 13 vitesh. Babai u nda nga jeta një ditë para kur erdhën në jetë dy binjaket e mia. E humba, por Zoti më dhuroi dy vajza të nesërmen.

Çfarë moshe kanë ato?

Të dyja lindën më 13 janar. Dy të tjerat janë 11 dhe 5 vjeçe.

Pra shefi i futbollit ka katër vajza.

E ardhmja e futbollit u përket femrave.

Këtë e dëgjojmë prej vitesh…

Po, por pas reformave do të jenë të paktën 6 femra në Komitet. Nga një për çdo konfederatë. Kërkesa e femrave në futboll është rritur dhe do jetë me statut, plus unë kam edhe presion familjar (qesh).

Luajnë futboll vajzat tuaja?

Jo, hendboll.

Nga ku i ndoqën zgjedhjet?

Këtu në hotel, me gjithë “fan club”-in. Ishte e gjithë familja, nëna, motra, miq dhe vajzat e mia.

Si i shihni ditët në vazhdim?

Të hënën do zhvillohet një ndeshje futbolli pranë FIFA-s. Futbolli do jetë sërish në qendër të fokusit tonë.

Cilët protagonistë të futbollit do jenë të pranishëm? Do vijnë mbështetësit tuaj Luis Figo dhe Zhoze Murinjo?

Do të vijnë disa. Të shohim.

Pas shumë lëvizjeve gjatë zgjedhjeve, keni rënë nga pesha?

Jo, por e shoh që s’kam qenë shumë në formë.

“Bild” hapi gazetën me titullin: “Sa fshihet Blater nën maskën Infantino?” Përgjigjja juaj?

Infantino është Infantino, Blater është Blater. Gjatë fjalimit u vu re se zotëroni shumë gjuhë të huaja. Ka shumë njerëz që fl asin shumë gjuhë, sidomos në Zvicër ku fl iten shumë gjuhë. Sep Blater bëri epokë në FIFA. Shpresoj që edhe unë të shkruaj historinë.

Edhe pa Mishel Platininë nën krah?

Patjetër. Unë jam miku i vetes. Edhe me Platininë kam miqësi të ngushtë, por me të gjithë kam raporte të mira.

Edhe me Blaterin pitë nga një gotë verë në dhjetor. Ishte rastësi?

Po. Unë shkoj shpesh në Valis. Por, ka shumë njerëz me të cilët nuk shkoj mirë. Në të kundërt si përfaqësues i UEFA-s nuk do të kishit këtë mbështetje nga federatat! Po, e vërtetë. Takuat personalisht 150 presidentë.

Pa bisedimet me ata do të ishte e vështirë fitorja…

Do ishte e vështirë. Jam i lumtur që ia dolëm.

 

Kur do të pranohet Kosova në FIFA ose UEFA?

Kur nuk e di unë se kur pranohet Kosova në UEFA e FIFA, as të tjerët s’mund ta dinë. Prandaj me këtë nuk kam të drejtë të spekuloj e as t’i bëj qejfi n askujt. Nuk e besoj që Kosova të mbahet me shpresa pa u bërë pjesë një herë anëtare e OKB-së. Nuk dua të spekuloj, por Kosova nuk mund të luajë në Ligën e Kombeve 2018 pa qenë pjesë e OKB-së./Panorama

Next Post

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj ish-luftëtarit të ISIS nga Gjilani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com