• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shefi i diplomacisë së Malit të Zi: Zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi, është njohja e njëra-tjetrës

by Java News
21/03/2019 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mali i Zi përkrah çdo opsion që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ideja e korrigjimit të territoreve, “nuk është ideja më e mirë”, tha sot në Prishtinë, ministri i Jashtëm malazez Sërgjan Darmanoviç.

“Ne e shohim një dialog intensiv, i cili kohë pas kohe është ndërprerë me mospajtime politike. Shohim se ka koncepte të ndryshme rreth zgjidhjes. Njëri nga konceptet është për korrigjimin e territoreve. Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme ndërmjet dy vendeve. Kemi disa mospajtime rreth mundësive për korrigjim të territoreve. Kjo nuk është ideja më e mirë, por nëse kjo është e mirë për fqinjët tanë dhe ata merren vesh, atëherë do të jetë e mirë edhe për ne. Kështu që e kemi qëllimin më të mirë, që në Ballkan të mbyllen çështjet e hapura. Shpresojmë që Serbia dhe Kosova të gjejnë zgjidhje për marrëdhëniet e tyre”, tha Darmanoviç, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacolli.

Ministri Darmanoviç po ashtu tha se zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi, do të nënkuptonte që të dyja vendet ta njohin njëra-tjetrën. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të kërkojë ndryshimin e kufirit me Serbinë, apo siç e quan ai “korrigjimin” e tij, që sipas presidentit, do të nënkuptonte bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës. Dy ministrat e Jashtëm u pyetën edhe për Marrëveshjen e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshje të cilën Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar më 21 mars të vitit 2018.

Si për ministrin Pacolli dhe për homologun e tij Darmanoviç, kjo çështje “është e mbyllur” dhe se tani është në dorën e komisioneve ndërshtetërore që të bëjnë delimitimin e kufirit. Kryediplomati malazez u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Siç thuhet në një komunikatë për media, Haradinaj dhe Darmanoviç biseduan për bashkëpunimin rajon si dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

/g.kosovari

Next Post
VIDEO/Ushtari amerikan kthehet nga misioni dhe suprizon djalin

VIDEO/Ushtari amerikan kthehet nga misioni dhe suprizon djalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In