• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shefat e Mbrojtjes së Iniciativës së SHBA: Integrim në NATO i të gjitha vendeve të Evropës Juglindore

by A R
18/09/2024 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përfundim të punimeve të Konferencës së 27-të, Shefat e Mbrojtjes së Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut (A5) miratuan një Deklaratë të Përbashkët, ku riafirmuan angazhimin për të qëndruar së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Kjo luftë, sipas njoftimit për shtyp, ka shkatërruar paqen dhe stabilitetin në zonën euroatlantike dhe ka dëmtuar rëndë sigurinë në rajonin e Ballkanit dhe globalisht.

“Ne dënojmë, në termat më të fortë, shkeljen e dukshme të Kartës së Kombeve të Bashkuara nga Rusia dhe ndikimin e luftës së Rusisë në pjesën tjetër të botës. Ne përshëndesim popullin ukrainas për rezistencën e tij të guximshme dhe shprehim simpatinë dhe ngushëllimet tona për humbjen dhe vuajtjen e tyre”, – thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesve të lartë ushtarakë të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut, ku bëjnë pjesë: Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, me pjesëmarrjen e komandantit të Komandës Evropiane të SHBA-së, njëherësh komandant i Forcave Amerikane në Evropë, gjeneral Christopher G. Cavoli.

Në solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës, vendet riafirmojnë synimin për të vijuar mbështetjen në këtë luftë.

“Ne jemi të përkushtuar për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që mbështet parimet e Kartës së OKB-së, në veçanti sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë. Mbështetja kolektive për Ukrainën konfirmon mirëkuptimin tonë të ndërsjellë se bashkëpunimi me aleatët dhe partnerët është jetik për aftësinë tonë kolektive për t’iu përgjigjur sfidave aktuale dhe të ardhshme”, – thuhet në deklaratën e përbashkët.

Sipas deklaratës së përbashkët, “Ballkani Perëndimor mbetet subjekt i ndikimeve malinje, duke përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, të paraqitura nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë. Në këtë drejtim, vlerat demokratike, sundimi i ligjit, reformat e brendshme, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe gjithë përfshirja janë jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik dhe ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të përparojmë drejt këtij qëllimi.”

“Ne ripohojmë përkushtimin tonë ndaj parimeve të SHBA-Karta e Adriatikut, duke pranuar se integrimi në NATO i të gjitha vendeve aspirante në Evropën Juglindore është një nga qëllimet kryesore të Iniciativës. Në këtë kuptim, ne mbështesim politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe mbështesim aspiratat e vendeve aspirante të mbetura nga Evropa Juglindore drejt anëtarësimit në NATO, duke respektuar nevojën për dialog të brendshëm”, – theksohet në deklaratë.

/a.r

Next Post
Gerti Bogdani la pas gruan dhe dy fëmijët! Ish-deputeti dhe aktivistja, dashuri që nga gjimnazi…

Gerti Bogdani la pas gruan dhe dy fëmijët! Ish-deputeti dhe aktivistja, dashuri që nga gjimnazi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In