• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shefat’ dhe ‘pronarët’ në krye të listës për ngacmime seksuale në zyrat e shtetit e kompanitë private

by Java News
14/03/2018 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 18 për qind të të punësuarave gra dhe vajza në administratë publike, por edhe në kompanitë private, kanë pranuar se janë ngacmuar në punë. Në 54 për qind të rasteve gratë dhe vajzat në sektorin shtetëror janë ngacmuar nga punonjës po të administratës, në 19 për qind të rasteve janë ngacmuar nga eprori në punë dhe në 14 për qind të rasteve janë ngacmuar nga pronari i kompanisë ku punojnë.Këto të dhëna pasqyrohen në raportin vjetor të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, raport i cili është paraqitur për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë. “18% kanë deklaruar se kanë perceptuar keqtrajtim, trajtim të padrejtë ose ngacmim në qasjen e tyre në punësim. Shumica deklaron se autori ishte shërbimi publik i punësimit (54%), 19% nga një epror dhe 14% nga pronari i kompanisë.

Tre shkaqet e diskriminimit të raportuara ishin: përkatësia politike për 38%, statusi ekonomik për 29% dhe përkatësia etnike/raca për 17% (të anketuarit mund të jepnin disa përgjigje). Përkatësia etnike dhe gjendja ekonomike ishin dy arsyet kryesore të raportuara nga familjet rome në 92% dhe 25% përkatësisht.

Fyerjet/abuzimet verbale dhe refuzimi/mohimi i qasjes ishin mënyrat kryesore që u materializuan përkatësisht për 48% dhe 58%. Për familjet rome, fyerjet u raportuan në 72%”,

thuhet në raport. Këto të dhëna janë prodhuar nga një sondazh në kuadër të projektit të përbashkët BE-KiE mbi ndërgjegjësimin dhe mbizotërimin e diskriminimit.“Qëllimi i tij është që të sigurojë prova sasiore në lidhje me natyrën e diskriminimit në Shqipëri, për grupe specifike të synuara në dimensione të ndryshme të jetës. Analiza është kryer mbi një kampion përfaqësues prej 2400 familjesh në Shqipëri. Popullsia e synuar për sondazhin është popullsia shqiptare rezidente mbi 18 vjeç. Intervistat janë kryer me kryefamiljarët. Për të siguruar përfshirjen e familjeve rome në sondazh është shtuar një kampion shtesë prej 200 familjesh rome”, thuhet në raport.

Ngacmimet në lagje
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi raporton disa të dhëna edhe sa i takon keqtrajtimeve dhe ngacmimeve në komunitet. “5% e të anketuarve kanë deklaruar se kanë përjetuar keqtrajtime ose ngacmime në sferën publike, me 2% që janë në lagjen e tyre, 2% jashtë lagjes së tyre dhe 1% në të dyja.

Shumica deklaron se autorët kanë qenë fqinjë (37%) ose kalimtarë (32%). Për familjet rome, këto shifra janë përkatësisht 11% dhe 54%. Tri shkaqet kryesore të raportuara ishin: statusi ekonomik për 53%, përkatësia etnike/raca për 29% dhe arsye të tjera të papërcaktuara për 21% (të anketuarit u lejuan të japin disa përgjigje).

Përkatësia etnike dhe gjendja ekonomike ishin dy arsyet kryesore të raportuara nga familjet rome, përkatësisht në 86% dhe 30%. Forma mbizotëruese ishin fyerjet dhe abuzimi verbal me 87%. Për familjet rome, fyerjet u raportuan nga 95% e të anketuarve”, vijon raporti.

Diskriminimi i përgjithshëm
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi raporton se 83% e të anketuarve janë përgjigjur se diskriminimi është shumë ose mjaft i përhapur në Shqipëri. Ndërsa, vetëm 3 % e të anketuarve mendojnë se diskriminimi nuk është aspak i përhapur. Kjo tregon se diskriminimi ndihet si një gjë relativisht e përhapur në shoqërinë shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e temës.

Lidhur me grupet specifike, të anketuarit mendojnë se personat e varfër, LGBTI, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara kanë më shumë gjasa të përjetojnë diskriminim. Sipas rreth gjysmës së të anketuarve, pakicat etnike mund të jenë objekt diskriminimi. Të moshuarit, të rinjtë dhe pakicat fetare perceptohen se janë më pak të ndjeshëm ndaj diskriminimit.

Dhuna në familje
Sipas raportit, nga pikëpamja gjinore, pjesëtari më i dhunuar i familjes rezulton të jetë gruaja. Në 88 % të rasteve paditëse është një grua dhe vetëm në 12 % të rasteve paditës është një burrë. Këto të dhëna dëshmojnë për faktin që dhuna në familje është dhunë me bazë gjinore.

“Diskriminimi gjinor është një fenomen i cili nuk kufizohet tek pagat. Ai fillon shumë herët në jetën e grave, nga aborti selektiv para se të lindin, më pas me caktimin e një barre më të rëndë të detyrave shtëpiake për vajzat, vazhdon me pengesat familjare dhe shoqërore në arsimimin e tyre, me pengesat që gratë kanë për të hyrë në forcat e punës, paraqitet me anë të hendekut gjinor të pagave kur ato janë pjesë e forcave të punës dhe vazhdon deri në pleqëri.

Hendeku gjinor i pagave është një tregues i mirë për të vlerësuar diskriminimin gjinor në forcat e punës, pasi zgjedhjet e ndryshme të burrave dhe grave dhe koha larg punës apo detyrat prindërore nuk arrijnë ta shpjegojnë plotësisht madhësinë e këtij treguesi. Duke ju referuar studimeve të ndryshme vihet re se një pjesë e hendekut të pagave ngelet e pashpjeguar edhe pasi bëhen rregullimet përkatëse me anë të variablave që kuantifikojnë faktorët e përmendur më lart”,

thuhet në raport.Në Shqipëri, në vitin 2016, vetëm 26,8 % e ndërmarrjeve aktive drejtohen nga gratë (INSTAT). Kjo tregon se gratë kanë një rrugë më të vështirë se burrat për të arritur pozicionet e larta drejtuese në ndërmarrjet e biznesit. Kjo rrugë bëhet akoma edhe më e vështirë për shkak të diskriminimit gjinor.

Trajtohen 209 ankesa për diskriminim për 2017
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në periudhën nga 1 janar 2017 deri në 31 dhjetor 2017, KMD ka trajtuar gjithsej 209 çështje, (198 ankesa dhe 11 çështje ex-officio). Nga këto 173 (166 ankesa dhe 7 çështje ex-officio) të regjistruara në vitin 2017, si dhe 36 (32 ankesa dhe 4 çështje ex-officio) të mbartura nga viti 2016. KMD ka dalë me vendim për 132 çështje të trajtuara gjatë vitit 2017, duke dhënë vendim për çështjet e mbartura nga viti 2016, si dhe duke vendosur sanksione me gjobë për 10 çështje, për mosplotësim të rekomandimeve të Komisionerit apo edhe kur nuk është dhënë informacion nga ana e subjekteve.

Sipas raportit, edhe gjatë vitit 2017 ka pasë një shtrirje të gjerë gjeografike të ankesave me pretendim diskriminimin, të paraqitura pranë KMD-së. “Qytetet nga të cilat është paraqitur numri më i madh i ankesave me pretendim diskriminim pranë KMD-së janë: Tirana, Berati, Fieri, Korça, Shkodra, Vlora, Gjirokastra dhe zonat përreth tyre. Vlen të theksojmë se ka dhe ankesa nga shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në raport.

Komisioneri sqaron edhe shkaqet e diskriminimit. “Ligji nr. 10221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzaninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër.

Në Zyrën e KMD-së, për vitin 2017 janë paraqitur ankesa për shkaqet e parashikuara në ligj, por ka pasë dhe ankesa në të cilat subjektet nuk ishin në gjendje të identifikonin shkaqet. Duhet theksuar se ligji ka parashikuar një listë të hapur të shkaqeve duke përfshirë dhe rastet “çdo shkak tjetër”, duke patur parasysh këtu shkaqe që lidhen me cilësi individuale të personave”, thuhet në raport.

ma.me

Next Post
Merr fund ëndrra amerikane?! Trump: S’dua më që në SHBA të vijnë njerëz me lotari!

Taksa e çelikut/ A e godet vendimi i Trump biznesin shqiptarë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

January 18, 2026
Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

January 18, 2026
Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

January 18, 2026
Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In