• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA/Pompeo është tashmë në qendër të politikës së jashtme

by Java News
20/04/2018 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëtimi sekret drejt Koresë së Veriut i Drejtorit të CIA-s Mike Pompeo, e vendos atë në qendër të vëmendjes, si një person i besuar dhe i afërt i Presidentit Donald Trump. Duket se atij i është besuar edhe përgatitja e një takimi mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.Presidenti Donald Trump e bëri të qartë se dëshiron vërtet që Senati ta konfirmojë Mike Pompeon në postin e Sekretarit të Shtetit.“Mendoj se Mike Pompeo do të jetë një ndër sekretarët më të shkëlqyer të shtetit. Sapo është kthyer nga Koreja e Veriut”, tha Presidenti Trump.

Senatorë nga të dyja partitë thanë se nuk ishin informuar paraprakisht për udhëtimin historik dhe sekret drejt Koresë së Veriut, apo për takimin e tij me Kim Jong Unin. Por, shumica shprehen të kënaqur.

“Kjo tregon për rëndësinë e emërimit të Pompeos si Sekretar Shteti. Disa duan të luajnë politikisht me emërimin e tij, por mund ta shihni se ai është shumë i përfshirë në bisedimet e nivelit më të lartë ndonjëherë me diktatorin që kërcënon Shtetet e Bashkuara me armë bërthamore”, tha Senatori republikan Cory Gardner.

“Më ngrohu lajmi kur e dëgjova. Nuk mendoj se mund të pritet shumë, por dialogu është diçka pozitive”, tha Senatori demokrat Tim Kaine.

“Mendoj se shumica e senatorëve gëzohen që kemi profesionistë në takimet me Korenë e Veriut dhe në përgatitjet për samitin”, tha Senatori republikan Bob Corker.

Ekspertët thonë se lidhjet e afërta të zotit Pompeo me Presidentin Trump e bëjnë më të efektshëm rolin e tij.“Me sa shohim, atij i beson Presidenti, në dallim nga Sekretari i mëparshëm i Shtetit Rex Tillerson. Rrjedhimisht, kjo tregon se amerikanët janë seriozë në këtë proces dhe po kështu edhe koreanoveriorët”, thotë Malcolm Chalmers, i Institutit të Bashkuar Mbretëror.

Megjithë seancat dëgjimore jo të lehta drejt konfirmimit, emërimi i zotit Pompeo pritet të miratohet nga Senati të hënën e ardhshme, ndërsa ai duket se po luan që tani një rol kryesor në zhvillimet e rëndësishme të diplomacisë amerikane. /VoA (b.an)

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

Dibër, 18-vjeçarja dhunohet nga i dashuri, kërkon ndihmë në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

February 9, 2026
Reagimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Kërcënoi gjykatës dhe prokurorë

Reagimi i Ramës për vendimin e Kushtetueses, Berisha: Kërcënoi gjykatës dhe prokurorë

February 9, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

U dhunua në një pikë karburanti, policia identifikon njërin prej autorëve që goditën avokatin Kujtim Cakrani

February 9, 2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës: Do lë gjurmë për mirë! Mund të jetë posti i fundit që mbaj

February 9, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Heshtja e pushtetit prej letërsisë me ‘Kodin e Da Vinçit’ në realitet me ‘Kodin e Epstein-it’

February 9, 2026
“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

“Dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ofruan prova të mjaftueshme”, Kryeprokurorja e Hagës: Do mbahet përgjegjësi

February 9, 2026
1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

February 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

February 9, 2026
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

February 9, 2026
“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

“100 mijë euro ose t’i publikoj videot intime”, pranga 37-vjeçarit nga Kosova që shantazhonte të renë nga Tirana

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In