• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA zhvendos ambasadën në Jeruzalem, aleatët njëzëri: Vendim i rrezikshëm!

by A R
05/12/2017 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë Donald Trump e ka marrë vendimin. SHBA do të njohë zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, dhe pritet të zhvendosë ambasadën pikërisht në qytetin e shenjtë. Raportimet për telefonatën që ai i bëri presidentit të Autoritetit Palestinez Abu Mazen flisnin për komunikimin e drejtëpërdrejtë të vendimit, por pa dhënë një sqarim përfundimtar. Tashmë, informacionet më të fundit konfirmojnë lajmin. SHBA ka vendosur të njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, edhe pse një pjesë e qytetit për palestinezët është kryeqyteti i tyre.

Raportohet se Trump ka komunikuar në telefon edhe me mbretin e Jordanisë, presidentin egjiptian dhe presidentin rus, të cilëve po ashtu u ka komunikuar vendimin e marrë tashmë nga SHBA, vendim i cilli nuk është pritur mirë nga aleatët e SHBA, me në krye Francën dhe Bashkimin Evropian. Ndërkohë presidenti rus Putin ka komunikuar me homologun palestinez të cilit i ka shprehur qëndrimin se “Rusia është për zgjidhjen e statusit të Jeruzalemit nga bisedimet mes dy popujve” shkruan JavaNews.

Ky vendim mund të sjellë reagime të ashpra nga ana e palestinezëve dhe mund të cënojë procesin e paqes mes vendeve. Për Francën, statusi i Jeruzalemit duhej të zgjidhej pas bisedimeve të paqes izraelito-palestineze. Presidenti francez Macron shprehu shqetësimin e tij “mbi mundësinë që Shtetet e Bashkuara të njohin në mënyrë të njëanshme Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit” duke shtuar se “statusi i Jerusalemit duhet të zgjidhet në kuadrin e negociatave të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve”.

BE dhe Gjermania po ashtu e kanë cilësuar me rrezik vendimin për procesin e paqes në rajon.

Mjaft i ashpër në reagim ishte presidenti turk Erdogan i cili tha se “Statusi i Jeruzalemit është vija e kuqe për myslimanët,” shkruan javanews.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Abul Gheit, e ka vlerësuar vendimin e SHBA “të rrezikshëm”. “Nëse duhet të ndodhë, kjo do të ketë pasoja në të gjithë rajonin”, ka thënë ai.

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite shprehu shqetësim dhe deklaroi se ky do të ishte “një vendim i pajustifikuar dhe një shkelje serioze e parimit të mosndërhyrjes në negociatat mbi konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve”. Egjipti gjithashtu ftoi Trump të rishqyrtojë vendimin e tij./JavaNews/a.m.

Next Post
Ironia e kreut të Komisionit Europian: Humbasim dy vite, ndërsa presim që Trump të njohë botën

Edhe Juncker kundër shkrimeve denigruese për Shqipërinë, ja çfarë i thotë gazetares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In