• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SHBA: Zgjedhjet e ’96-s, Berisha shfrytëzoi çështjen e Kosovës

by
24/08/2015 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHBA: Zgjedhjet e ’96-s, Berisha shfrytëzoi çështjen e Kosovës

Shtetet e Bashkuara dhe shërbimet e tyre inteligjente kanë qenë të shqetësuar për mundësinë e shfrytëzimit nga Sali Berisha të çështjes së Kosovës për përfitime politike të brendshme. Në një dokument të 21 dhjetorit 1995, analizohen zhvillimet në rajon pas Marrëveshjes së Dejtonit, që qetësoi një pjesë të Ballkanit. Raporti i inteligjencës amerikane shprehet se Marrëveshja e Dejtonit ka galvanizuar edhe shqiptarët e Kosovës për të ndryshuar statusin e tyre. Në një kapitull të veçantë, raporti i grupit të posaçëm për Ballkanin trajton edhe rolin e Shqipërisë, duke u fokusuar te sjellja dhe ndikimi i Presidentit të kohës, Sali Berisha. Si drejtues i shtetit shqiptar, raporti i inteligjencës nënvizon se Berisha do të ketë një rol parësor për të ruajtur stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Në komunikimin e tij me diplomatët amerikanë, Berisha është përpjekur të fuqizojë rolin e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, ndaj të cilit kishin nisur presionet e brendshme për një ashpërsim të linjës së veprimit.

“Berisha, me shumë të ngjarë duke njohur dobësinë e pozicionit negociues për shqiptarët etnikë, vazhdon të insistojë që Rugova të ndalë thirrjen për pavarësi dhe u ka thënë diplomatëve amerikanë se ai beson që fillimi i negociatave do ta ndihmojë Rugovën t’u shmanget presioneve nga shumë liderë aktivistë të shqiptarëve kosovarë”, thuhet në dokumentin amerikan. Megjithatë, në dokumentin e inteligjencës amerikane, bie në sy edhe shqetësimi se Presidenti shqiptar mund të “rrëshqiste” edhe vetë në kursin e nacionalizmit, për shkak të zhvillimeve të brendshme politike. Në momentin e përpilimit të raportit, Shqipëria ndodhej vetëm 5 muaj larg zgjedhjeve të shumëdebatuara të 26 majit 1996 dhe tensioni politik në vend po kapte majat. “Një sfidë politike nga Partia Socialiste – ish-komunistët – në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme mund ta shtyjnë Berishën të ndjekë një linjë më të ashpër në çështjet rajonale të shqiptarëve etnikë.

Ai gjithashtu mund të përdorë kartën nacionaliste për të fituar mbështetje nga partitë e vogla të djathta”, vlerësojnë ekspertët e inteligjencës, të cilët kanë ndërtuar edhe një hartë të problematikës së Ballkanit. Çështja kombëtare dhe zhvillimet rajonale kanë qenë shpeshherë elementë të përdorur edhe në politikën e brendshme të Shqipërisë. Në jo pak raste, klima nacionaliste është ndikuar nga deklarata të politikanëve, në varësi të problematikave të ndeshura në qeverisje. Berisha, një politikan me ndikim në faktorin shqiptar në Kosovë, është qortuar në disa raste edhe gjatë drejtimit të qeverisë 2005-2013 për deklaratat e tij nacionaliste. Tirana zyrtare është vlerësuar vazhdimisht nga faktori ndërkombëtar për rolin stabilizues në rajonin e Ballkanit, ndonëse në momente të veçantë nuk kanë munguar problematikat shqetësuese, që kanë rrezikuar edhe shtimin e tensioneve në trekëndëshin Tiranë-Shkup-Beograd. Një shtim i deklaratave nacionaliste në Tiranë u vërejt gjatë festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, ku nuk munguan edhe shqetësimet e shprehura në drejtim të Berishës, në atë kohë kryeministër.

Next Post

Gjin Gjoni: Jeta është e gjatë, mund të bëhem edhe President

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historia e deputetit gjysëm gjerman të Librazhdit dhe batuta e Dritëro Agollit

9 vite pa penën e Dritëro Agollit, poeti që la gjurmë në letërsinë shqiptare

February 3, 2026
Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, Policia procedon detektiven private dhe një person tjetër

Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, Policia procedon detektiven private dhe një person tjetër

February 3, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

February 3, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Çfarë ndodh nëse PD ngujohet në shesh

February 3, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Ankimimi i qeverisë për Ballukun, sot Kushtetuesja mblidhet për të marrë vendim

February 3, 2026
Reforma e ashtuquajtur territoriale: pushteti dhe opozita

Reforma e ashtuquajtur territoriale: pushteti dhe opozita

February 3, 2026
Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

Diskutimet për “Territorialen”, Boçi i replikon Ballës: S’ka ultimatume, vendimet tona i marrim vetë

February 3, 2026
“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

“Territorialja”/ Balla afat opozitës deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

February 3, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

February 3, 2026
Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

Kuvendi/ Zhupa: Hiqni nga rendi i ditës ndryshimin e formulës për ‘Territorialen’

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In