Nëntë persona kanë gjetur vdekjen pas disa të shtënave me armë zjarri në një kishë afro-amerikane në Charleston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shefi i Policisë i Karolinës së Jugut, Gregory Mullen, tha se 8 nga viktimat u vranë brenda kishës, ndërsa i nënti vdiq në spital.
Sipas policisë amerikane, i dyshuari i masakrës është një person i bardhë, rreth moshës 20-vjeçare. Mes viktimave është edhe pastori i kishës, Clementa Pinckney.
“Është e paimagjinueshme që dikush në ditët e sotme të hyjë në një kishë gjatë meshës dhe t’i marrë jetën besimtarëve”, tha Mullen.