• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA vendosi sanksione të reja, presidenti iranian i ashpër me Trump

by Java News
26/09/2020 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti iranian, Hassan Rohani, gjatë një fjalimi televiziv më 26 shtator, u tha iranianëve që ta drejtojnë zemërimin e tyre kah Uashingtonit zyrtar, sa i përket ndikimit që do të kenë sanksionet amerikane.

Rohani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “egërsi” lidhur me vendosjen e sanksioneve, përfshirë edhe për sanksionet e reja që u vendosën gjatë kësaj jave.

“Me sanksionet e tyre joligjore dhe jonjerëzore dhe me veprimet terroriste, amerikanët kanë shkaktuar 150 miliardë dollarë dëme për popullin e Iranit”, tha Rohani.

Rohani tha se sanksionet do të pamundësojnë blerjen e barnave dhe ushqimit. Furnizime të tilla nuk përfshihen në sanksionet amerikane, por shumë kompani kanë frikë që të thyejnë rregullat dhe shmangin transaksionet me Teheranin zyrtar.

“Ne nuk kemi parë shkallë të tillë të egërsisë”, tha Rohani. “Adresa e saktë për të gjitha këto krime dhe presionit ndaj popullit iranian është në Uashington D.C, në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Më 21 shtator, SHBA-ja prezantoi sanksionet e reja ndaj Iranit, ku do të sanksionohen personat dhe entitetet që janë të përfshirë në aktivitetin bërthamor të Iranit ose në programin e raketave konvencionale të Teheranit.

SHBA-ja rivendosi sanksionet ekonomike ndaj Iranit pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, që Teherani arriti me fuqitë botërore.

Nga kjo marrëveshje, Uashingtoni u tërhoq dy vjet më parë. Po ashtu, më 24 shtator, Uashingtoni vendosi edhe një sërë sanksionesh të reja, duke futur në listë të zezë gjykatës dhe entitete të tjera nën dyshimin se kanë shkelur të drejtat e njeriut. Në listën e sanksioneve është edhe një gjykatës që ka qenë i përfshirë në dënimin me vdekje të një sportisti iranian.

Pasi SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosi sanksionet, Irani gradualisht ka shkelur kufizimet që ishin vendosur në marrëveshjen e vitit 2015, për programin e tij bërthamor, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare për Energji bërthamore.

Next Post
Koronavirusi në Greqi/ 177 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Mjeku Arjan Mezini këshillon: Të infektuarit me Covid-19 të mos përdorin antibiotik në shtëpi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Ministria e Jashtme: Ambasada në Abu Dabi, në dispozicion të shqiptarëve rezidentë

February 28, 2026
LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In