Nju Jorku, metropoli që shpesh cilësohet si kryeqyteti i botës, është shndërruar tashme në epiqendrën e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.
Të infektuarit vetëm në këtë qytet shkojnë në të paktën 50 mijë dhe shifrat përditësohen çdo ditë me përqindje të frikshme.
Dje, presidenti Donald Trump përmes një postimi në Twitter, propozoi që shtetit të Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Konektikat t’ i urdhërohej një periudhë karantine 14-ditore.
Por guvernatorët u “rebeluan”, madje guvernatori i Nju Jorkut Cuomo e deklaroi publikisht. ”Do të ishte sikur të na shpallej një luftë federale. Nuk besoj se ka baza ligjore. Thjesht do të panikonte popullatën, dhe kjo është e kundërta e asaj që duam”, deklaroi guvernatori që shpesh kundërshton presidentin.
Në mbrëmjen e të shtunës, Uashingtoni ndryshojë linjën e fortë dhe shndërrojë karantinën e tre shteteve në një njoftim ku shkëshillohet udhëtimi drejt këtyre destinacioneve për periudhën dy javore.
Ndërkohë, në SHBA të infektuarit total kanë kaluar 121 mijë personat, dhe bilanci viktimave ka shkuar në 2043.