• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA i tregon “dhëmbët” Rusisë para se Trump të marrë detyrën, marinsat stërvitje në arktik

by A R
30/11/2016 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tanket amerikane shoqërojnë marinsat përmes pyjeve në temperatura nën zero mbi rrethin Arktik. Objektivi është një bunker që ruhet nga ushtarët norvegjezë, në lojën më të fundit luftarake për t’u përballur me realitetin e ri përgjatë kufirit më verior të NATO-s me Rusinë.

Që prej janarit 2017, të paktën 300 marinsa amerikanë do të dislokohen në Norvegji, si pjesë e masave për të siguruar aleatët më lindorë të NATO-s për angazhimin serioz të aleancës ndaj tyre. Megjithëse do të jenë rreth 1.000 km larg kufirit, qëllimi i stërvitjeve të tilla është testimi i gatishmërisë së këmbësorisë dhe tankeve, që gjatë vitit janë vendosur në shpella të nëndheshme.

Sipas analistëve, mesazhi i aleancës është i qartë: dimri dhe acari nuk janë më armët ekskluzive të Rusisë shkruan tch. Ide që duket se ndahet edhe nga lojtarë të tjerë, pasi stërvitja e SHBA-ve me Norvegjinë është vrojtuar gjatë të gjithë kohës nga “drone” të paidentifikuar, megjithëse në atë zonë të planetit, mbi rrethin Arktik dhe pranë kufirit rus, nuk është zor të dyshosh se kujt mund t’i përkasin.

Është hera e parë që tanket amerikane “Ambraham” shkojnë kaq në veri dhe për Norvegjinë, dobia e manovrave është mëse e qartë. Zyrtarë norvegjezë të sigurisë thonë se, shqetësimi për kërcënimin rus rritet nga dita në ditë, sidomos pas ngjarjeve në Krime dhe Ukrainë, ku rebelët separatistë mbështeten në mënyrë diskrete dhe të mohueshme nga fuqia ushtarake ruse.

Prania amerikane në Norvegji është një strategji e thjeshtë. Çdo element armiqësor, rebel apo shtetëror, duhet të llogarisë mirë ndërhyrjen në këtë shtet nordik, pasi futet në luftë automatikisht edhe me SHBA-të./a.m.

Next Post
VIDEO+FOTO/ Në magazinën ku thahet kanabisi, Artan Hoxha: Prodhimi i këtij viti gati!

VIDEO+FOTO/ Në magazinën ku thahet kanabisi, Artan Hoxha: Prodhimi i këtij viti gati!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In