• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

SHBA-të nuk janë “mision vëzhguesish të OSBE-së për zgjedhjet”

by Aalison Pearse Stevens
13/07/2016 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

Dinamika e zhvillimeve të ditës së sotme ka nxjerrë në pah jo vetëm mungesën e plotë të vullnetit politik të PD-së për votimin e Reformës në Drejtësi, por nga ana tjetër ka rrëzuar edhe të gjitha alibitë e Bashës dhe Berishës, të cilët votën Jo ndaj Reformës e justifikonin me faktin se “Rama me këtë draft synon të fusë në dorë sistemin e drejtësisë”. Mbi tryezën e PD-së ishte një propozim kompromisi i ofruar nga zyrtarja e lartë amerikane Nuland, propozim që përafronte palët për rezervat që kishin dhe mundësonte votimin e draftit. Por edhe këtë mundësi të artë PD-ja e dogji, duke çuar në tryezën e amerikanëve një kundërpropozim, i cili qartazi u artikulua si “zhgënjyes” nga ambasadori Lu.

Berisha dhe Basha u detyruan të përballen edhe me debate brenda grupit parlamentarë të PD-së me disa deputetë, të cilët haptazi shprehën pakënaqësi ndaj hedhjes poshtë të ofertës së kompromisit të ofruar nga amerikanët. Ata nuk ngurruan të nënvizonin se “PD po del tashmë dhe kundër vetëvetes dhe është ekspozuar si parti që nuk e do reformën”. Po përse gjithë këto pirueta të Berishës dhe Bashës kundër Reformës? Shpjegimi është shumë i thjeshtë. Më shumë Berisha sesa Basha nuk dëshëron vettingun e ndërkombëtarëve. Si Berisha ashtu edhe Basha kanë deklaruar sot në mbledhjen e grupit parlamentarë të PD-së atë që prej shumë kohësh e mendonin, që SHBA dhe BE nuk duhet të kenë rol në sistemin e vetting-ut. Roli i tyre duhet të jetë i kufizuar vetëm si vëzhgues. D.m.th si vëzhgues të OSBE-së në zgjedhje, që përpilojnë një raport të cilin më pas asnjë nuk e merr në konsideratë.

Por nuk është vetëm çështja e vetting-ut. Në thelb Berisha nuk dëshëron të shkërrmoqet sistemi i kalbur i drejtësis në vend, të cilin ai me shumë fije arrin ta kontrollojë duke filluar që nga Presidenti Nishani, KLD, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, e deri edhe në krerë gjykatash në qytetet kryesore të vendit. Ai është investuar 25 vite që të ketë nën kontroll këtë sistem nga i cili si ka hyrë “gjemb në këmbë”, ndonëse qeverisja e tij ka qenë e krimbur deri në palcë jo vetëm me koprrupsion, por deri dhe në vrasje kundërshtarësh politik në mes të Bulevardit, 10 metra poshtë zyrës kur ishte kryeministër. Është pikërisht “kapja për fyti” e drejtësisë nga ana e tij, që ka nxjerrë “pa lagur” edhe shumë figura të PD-së me afera kriminale korrupsioni, duke filluar që nga Basha, ish- ministra të PD-së, kryetar bashkish të PD-së, etj., etj. Me këtë sistem të kalbur ai mund të shijojë i qetë ditët e pleqërisë, pa e vrarë mnëndjen se në këtë mënyrë është vendi që e pëson.

Por nga ana tjetër edhe nëse drafti vërtetë do të mundësonte që Rama të kishte kontrollin mbi drejtësinë, sërish Berisha, por edhe Basha s’do e vinin ujin në zjarr. Ata e dinë shumë mirë që Rama dhe ekipi i tij nuk kanë vullnet të venë e të punojnë me drejtësi. Ata thjeshtë duan të shijojnë pushtetin dhe të mirat materiale që ai prodhon. Në të dyja aspektet Berisha dhe Basha janë të fituar. Është pikërisht fakti që drafti forcon rolin e ndërkombëtarëve në filtrimin e emërimeve të sistemin e drejtësis, “thembra e Akilit”, të cilin Berisha dhe Basha nuk mund ta pranojnë. Herët apo vonë ata me një sistem drejtësie të ndershëm do të duhet të përballen me jo pak bëma e gjëma që i kanë bërë këtij vendi. Nga ana tjetër ajo që bie në sy është dhe tkurrja e deputetëve të PD-së, të cilët tashmë e kanë kuptuar fare mirë se nuk është fjala që Rama të fusë drejtësinë në dorë, por që t’i japin vendit një frymëmarrje të re. Ndrydhja e tyre për të mos u deklaruar pro reformës ka të bëjë me dy aspekte ose ata janë të zhytur keqazi në afera dhe dosjet e tyre dikush i ka në dorë, ose ata rteaklisht kanë frikë për pasoja që mund të kenë. Brenda kësaj panorame bëhet gjithnmjë e më e vështirë për të hamendësuar nëse drafti do të mund të kalojë në Kuvend. Berisha dhe Basha kanë tani përballë SHBA-në. Ata i dinë shumë se cilat janë pasojat e veprimeve që po kryejnë.

Por nëse për Berishën ky nuk është një problem, për Bashën duket se po, pasi ai me shpejtësi po shkon drejt epilogut si kryetar i PD-së. E vetmja meritë e tij, që do të mbahet mend gjatë, do të jetë që mundi ta profilizojë PD-në si partinë më antiamerikane në Ballkan dhe më gjerë. Me zgjedhjet e parakohshme që po trokasin tek dera nëse nuk kalon drafti për Reformën në Drejtësi, do të jenë gjithnjë e më të pakët ata shqiptarë që votën e tyre t’ia besojnë një partie anti SHBA dhe anti BE. SHBA-ja nuk mund të trajtohet thjeshtë si mission vëzhguesish të OSBE-së.

Next Post

Asnjë mbetje mortore nuk është gjetur deri pas shtatë orësh gërmim në Prishtinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In