• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘SHBA-të folën qartë’, Basha: Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë

by Java News
26/10/2017 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha i lexon deklaratat e SHBA si mbështetje ndaj kauzës së PD në lidhje me qëndrimet për Tahirin.

“Ata mbështesin prokurorët dhe gjyqtarët për një hetim të paanshëm për të vënë para drejtësisë politikanët e lidhur me krimin dhe që imuniteti parlamentar të mos përdoret për t’i mbrojtur”, ka thënë Basha.

Basha tha se ish-ministri i brendshëm nuk do i shpëtojë drejtësisë, duke paralajmëruar një luftë të gjatë dhe të fortë, ndaj atij që e quajti narko-shteti.

“Faktet e dala publikisht që disponohen nga prokuroria shqiptare dhe partnerët do bëjnë të mundur që ai të marrë përgjegjësi penale jo për ndihmën që i ka dhënë një bande, por për ta kthyer Shqipërinë në depozitën e kanabisit dhe tranzitin e drogave të forta. Këto janë konstatimet e ndërkombëtarëve dhe jo të PD”, ka theksuar Basha.

Basha është shprehur se, Tahiri është vetëm fillimi i çmontimit të një narko-shteti, një betejë kjo që sipas tij nuk do të jetë e lehtë e as e shkurtër, por ku PD do ketë rolin e saj.

“Rol në mbështetjen e prokurorisë, në planin legjislativ për të zhveshur politikanët e mafias nga çdo alibi dhe me planin politik për të çliruar Shqipërinë nga narko-shteti, që ka depërtuar në çdo strukturë qeveritare”, ka paralajmëruar Basha.

“Këtu jemi krah për krah me SHBA, beteja sapo ka nisur dhe jemi të inkurajuar për mbështetjen që do t’i jepet Shqipërisë në javët në vazhdim”, ka shtuar kreu i PD.

Pas takimit që pati për rreth 1 orë me ambasadorët Donald Lu dhe Vlahutin, Basha tha se ambasadorët “mbështesin një hetim të plotë, të paanshëm, për të zbardhur dhe vënë para përgjegjësisë penale të gjithë ata politikanë të përfshirë në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës sidhe dënojnë çdo përpjekje që politikanët të jenë mbi ligjin dhe jashtë ligjit, që imuniteti parlamentar të përdoret për të mbrojtur politikanët e lidhur me krimin.”

Gjatë një prononcimi për gazetarët pas takimit që pati me ambasadorin amerikan dhe të BE-së, Basha tha se beteja e opozitës do të vazhdojë brenda parlamentit.

FJALA E BASHES

“Hetim të plotë dhe të paanshëm për të vendosur para përgjegjësisë të gjithë politikanët e përfshirë dhe dënojnë përpjekjet e politikanëve që janë mbi ligjin.  Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë, faktet e dala publikisht dhe që disponohen nga prokuroria dhe partnerët do të bëjnë të mundur që të marrë përgjegjësitë penale për mbrojtjen e bandës kriminale

Tahiri është vetëm fillimi, kjo një luftë sapo ka filluar. PD do të ketë rolin e saj të rëndësishëm në këtë luftë në planin e mbështetjes totale ndaj mbështetjes së prokurorisë.  Në planin legjislativ për të zhveshur imunitetin parlamentar dhe planin politik që Shqipëria të clirohet nga krimi dhe droga nga parlamenti, qeveria dhe ekonomia. Mafia dikton vendimmarrjen politike, si ajo e djeshmja e Ramës për të mbrojtur Tahirin.

Rama i lexoi në favor të tij deklarata e ambasadorit Lu…
Qëndrim i dëshpëruar i Ramës. Qeveria e SHBA foli qartë, unë nuk interpretoj qëndrimet e tyre, i kanë dhënë mbështetje prokurorisë dhe gjykatës dhe dënimit të mbrojtjes përmes imunitetit. Qëndrimi i Ramës evidenton para shqiptarëve se vazhdon që të jetë pjesë e problemit dhe refuzon zgjidhjen. Rama e di mirë se është përgjegjës që në 4 vite e ktheu Shqipërinë nga anëtar i NATO-s në vend të prodhimit të kanabisit. Këto përgjegjësi do i mbajë politikisht dhe ligjërisht. Në hetimin e rastit të Tahirit dhe cdo rasti tjerët që pritet të dalë, zgjidhja është një qeveri anti-mafia për të çmontuar narko-shtetin.

A do i rikthehet PD jetës parlamentare?
Jetë normale parlamentare nuk ka. Ne kemi shtruar dosmodsohëmrinë e një zgjidhje politike. Kjo qeveri nuk është përgjegjëse para shqiptarëve. Pa zgjidhur këtë problem, vendi nuk mund të ecë përpara. Ndaj paralelisht me mbështetjen ndaj drejtësisë për të cuar deri në fund hetimin për ta vendosur Tahirin para përgjegjësisë penale. Me median, përgëzoj gazetarët që nuk kanë asnjë privilegj nga shteti, por kërcënime të turpshme. Tani nuk ka normalitet

Bojkot?
Ne do e vazhdojmë betejën brenda parlamentit deri në një vendim tjetër

A ka shqetësim për ngritjen e institucioneve të drejtësisë?
PD mbështet fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi dhe vettingut, mafia dhe narko-shteti duan të kapin reformën në drejtësi. Opozita dhe PD do ia dalin që institucionet e reja të jenë një vlerë e shtuar në çmontimin e narko-shtetit.

Paralajmërimet mbi ministrat e tjerë ku bazohen?
Jemi në kontakt. Partnerët dhe opozita kanë informacione mbi rolin e politikanëve me pushtet në kthimin e Shqipërisë në bazë droge. Ne jo vetëm denoncim, por të sigurohemi që prokuroria, këta individë sa të pushtetshëm, anëtarë të kabinetit apo të tjerë, të marrin atë që meritojnë. Bazuar mbi fakte dhe prova, prokuroria me mbështetje parimore nga opozita dhe partnerët do të finazliojën misionin, Tahiri do të jetë shembulli i parë dhe jo i fundit.

Kush janë politikanët që janë të implikuar?
E di që gazetaria ka kohë të vështira, u ftoj të bëheni pjesë për ta zbuluar te verteten. Bëj thirrje që të lexohen drejt mesazhet e ambasadorit të SHBA. Tahiri është një alarm i kuq i ndezur në kancelari. 

a.ç

Next Post
Video horror/ Nëna tërheq zvarrë me litar fëmijën në rrugë

Video horror/ Nëna tërheq zvarrë me litar fëmijën në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In