• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

”SHBA sulmoi gazjellësit”, Putin: Europianët si në Mesjetë, mund të dërgojmë më shumë gaz

by A R
12/10/2022 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vladimir Putin akuzon drejtpërdrejtë Shtetet e Bashkuara për sulmet ndaj gazsjellësit Nord Stream. Në një fjalim që u mbajt në kuadër të javës së energjisë, numri 1 i Kremlinit i cilësoi si akt terrorizmi ndërkombëtar rrjedhjet e papritura në tubacionet që çojnë gazin nga Rusia ne Europë.

“Nuk ka dyshime sa sabotazhi ndaj gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2 është një akt i terrorizmit ndërkombëtar. Qëllimi është që të minohet siguria energjetike e të gjithë kontinentit. Është shumë e qartë se kush qëndron pas e kush përfiton nga kjo. Tani vendet europiane po detyrohen të blejnë sasi më të mëdha të gazit të lëngshëm nga SHBA, i cili është inferior ndaj atij rus në terma të konkurrencës”, tha Putin.

Presidenti rus shtoi më tej se ishin të gatshëm t’i ofronin sasi të mëtejshme gazi Europës gjatë sezonit të dimrit përmes gazsjellësit Nord Stream 2. Topi është në anën e e Bashkimit Europian, ishin fjalët e Putin. Sipas tij, Rusia nuk ka lidhje fare me çmimet stratosferike të energjisë që kërcënojnë europianët këtë dimër, ndërsa fajësoi Perëndimin për nxitjen e një krize globale të energjisë.

“Gazi që po shkon në tregjet europian është trefish më i shtrenjtë dhe po rrit ndjeshëm inflacionin. Ai ka arritur në mbi 10 për qind në Eurozonë. Janë europianët e thjeshtë që po vuajnë, e ashtu si në Mesjetë njerëzit po mbledhin dru për t’i bërë ballë dimrit”, u shpreh lideri i Rusisë.

Sakaq, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov reagoi mbi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili sipas tij kishte pranuar se aleanca po luftonte krah Ukrainës kundër Rusisë. Kjo, tha Peskov, është ekstremisht e rrezikshme.

Gjithashtu, ai e quajti të dëmshme dhe provokuese retorikën e liderëve perëndimor mbi përdorimin e armëve bërthamore. Mes zhurmës për mundësinë e një takimi mes Putin dhe Biden, gjatë samitit të G20-tës, Peskov sqaroi se as Moska e as Uashingtoni po angazhohen për bisedime të nivelit të lartë.

/a.r

Next Post
Treni merr përpara të moshuarën shqiptare në Itali

Treni merr përpara të moshuarën shqiptare në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In