• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA/ Sulmohen kutitë e votimit, Departamenti i Sigurisë paralajmëron rreziqe të mundshme

by A R
29/10/2024 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po rrit trysninë ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë, të cilët shpresojnë të mbikëqyrin një proces zgjedhor të sigurt dhe paqësor, si në votimet e hershme që po zhvillohen në pjesën më të madhe të vendit, ashtu edhe ditën e zgjedhjeve, kur miliona amerikanë t’u drejtohen qendrave të votimit.

Shteti veriperëndimor i Uashingtonit i konfirmoi Zërit të Amerikës të hënën se policia lokale dhe FBI-ja po hetojnë të dhënat, lidhur mbi dyshimet se një “pajisje ndezëse” ishte vendosur në një kuti votimi, në Vankuver, të Uashingtonit, herët të hënën.

Fjala është për kuti të posaçme ku hidhen votat e dërguara me postë, në kuadër të procesit të votimit të hershëm.

Zyrtarët thanë se nuk pati të lënduar, por se disa nga fletët e votimit ishin dëmtuar. Në videot të transmetuara nga mediat lokale dukeshin zjarrfikësit në vendngjarje, ndërsa disa nga fletët e votimit digjeshin në tokë.

Më herët të hënën, zyrtarët në qytetin Portland të shtetit të Oregonit, njoftuan se në një nga kutitë e votimit ishte vendosur një pajisje ndezëse. Falë një mekanizmi kundra zjarrit, u bë e mundur që të shmangej dëmtimi masiv i fletëve të votimit. Vetëm tre prej tyre u dëmtuan.

“Sulmi ndaj kutive të votimit është një sulm ndaj demokracisë sonë dhe është krejtësisht e papranueshme”, tha Sekretarja e shtetit të Oregonit, LaVonne Griffin-Valade në një deklaratë. Edhe Sekretari i shtetit të Uashingtonit dënoi rastet.

“Dënoj me forcë çdo akt terrori që synon të prishë zgjedhjet e ligjshme dhe të ndershme në shtetin e Uashingtonit”, tha Steve Hobbs. “Nuk do të tolerojmë kërcënime apo akte dhune që synojnë të minojnë procesin demokratik”.

Sulmet ndaj kutive të votimit në Uashington dhe Oregon pasojnë sulmin e javës së kaluar në një kuti postare me fletë votimi në Feniks të Arizonës, në jugperëndim të vendit. Zyrtarët atje arrestuan një të dyshuar për vënien e zjarrit që çoi në dëmtimin e rreth 20 fletësh votimi.

Sulmet ndaj kutive postare dhe kutive të mbledhjes së votave ndodhin në një kohë që zyrtarët amerikanë të sigurisë po lëshojnë paralajmërime të reja për dhunë të mundshme të lidhur me zgjedhjet nga ekstremistë me bazë në Shtetet e Bashkuara.

“Presim që ekstemistët e dhunshëm të paraqesin kërcënimin më të madh fizik për zyrtarët e qeverisë, votuesit si dhe personelin dhe infrastrukturën e lidhur me zgjedhjet”, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare në një vlerësim të lëshuar në fund të shtatorit.

Sipas këtij vlerësimi, objektiva të mundshme mund të jenë “qendrat e votimit, qendrat e posaçme për hedhjen e votave të dërguara me postë, qendrat e regjistrimit të zgjedhësve, zonat ku mbahen tubimet zgjedhore, selitë e partive politike dhe qendrat e numërimit të votave”.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare paralajmëroi se kërcënimi më i madh ka të ngjarë të burojë nga “ekstremistët e brendshëm të dhunshëm anti-qeveritarë dhe kundra ligjit, shumë prej të cilëve mund të frymëzohen nga teoritë konspirative ose akuzat partiake”.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare po ashtu ka intensifikuar paralajajmërimet me një sërë shkresash dërguar agjencive policore në të gjithë vendin, disa prej të cilave u siguruan nga organizata “Në Pronësi të Njerëzve”, një organizatë që thotë se është e “përkushtuar për të kërkuar transparencë nga qeveria”.

Disa nga këto shkresa që u panë nga Zëri i Amerikës citojnë thirrjet e shtuara në mediat sociale për të sulmuar kutitë e grumbullimit të votave, si edhe thirrjet në rritje për luftë civile, pas atentatit në muajin korrik ndaj ish-Presidentit dhe kandidatit republikan për president, Donald Trump.

“Shtetet e Bashkuara përballen me një mjedis kërcënues në rritje dhe ne vazhdojmë të ndajmë informacion me organet partnere ligjzbatuese lidhur me rrezikun që paraqesin ekstremistët e brendshëm të dhunshëm në kuadër të zgjedhjeve të 2024”, tha një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare për Zërin e Amerikës kur u pyet mbi këto shkresa.

“Departamenti i Sigurisë Kombëtare vazhdon të bashkëpunojë me partnerët për të vlerësuara dhe kufizuar rreziqet e reja që mund të vijnë nga aktorë vendas dhe të huaj”, shtoi zëdhënësi. “Departamenti vazhdon të këshillojë partnerët federalë, shtetërore dhe lokalë që të tregohen vigjilentë ndaj çdo kërcënimi të mundshëm si dhe inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo akt të dyshimtë pranë autoriteteve lokale”, nënvizoi ai.

Ndërsa zyrtarët e sigurisë amerikane besojnë se rreziku më i madh për dhunë mund të vijë nga ekstremistët anti-qeveritarë me bazë në Shtetet e Bashkuara zyrtarët amerikanë të zbulimit kanë ngritur shqetësime se kundërshtarë si Irani dhe Rusia gjithashtu mund t’i shtyjnë ata të kryejnë sulme.

Një vlerësim i shërbimit amerikan të zbulimit, i klasifikuar ‘jo sekret’, i bërë publik javën e shkuar, paralajmëronte se zyrtarët janë “gjithnjë e më të sigurtë “ se Rusia po fillon të angazhohet në plane “që synojnë nxitjen e dhunës”.

Po ashtu, thuhej se edhe Irani “mund të përpiqet të nxisë dhunë”.

/a.r

Next Post
Shoferi humb kontrollin dhe përplaset me kolonën e urës në “Rrugën e Arbrit”

Shoferi humb kontrollin dhe përplaset me kolonën e urës në “Rrugën e Arbrit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In