• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SHBA: Sulm kundër militantit islamik në Libi

by
16/06/2015 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara thonë se militanti i lartë islamik,Mokhtar Belmokhtar, i cili e kishte urdhëruar sulmin vdekjeprurës në një qendër të gazit në Alegjeri, para dy vitesh, ka qenë cak i një sulmi ajror amerikan në Libi.

Zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren, tha se sulmi, në shënjestër të të cilit ishte militanti Belmokhtar, ishte kryer nga një aeroplan i Shteteve të Bashkuara, më 13 qershor.

Megjithatë, ai nuk ka konfirmuar se Belmokhtar është vrarë.

Nga ana tjetër, Qeveria e Libisë e njohur ndërkombëtarisht, tha se militantë të tjerë janë vrarë gjatë operacionit në qytetin lindor, Ajdabiya në Libi.

U tha se sulmi është kryer “pas konsultimit me qeverinë tranzitore të Libisë”, me seli në qytetin Tobruk, që gjendet në pjesën lindore të këtij vendi.

Duhet theksuar se më parë ishte raportuar se militanti, Mokhtar Belmokhtar, me moshë në të 40-tat, ishte vrarë.

Ai dikur ishte personalitet i lartë në degën e al-Kadiës në Magrebin Islamik, por kohëve të fundit kishte vendosur ta formoj grupin e vet.

Në deklaratën e tij, zëdhënësi amerikan, Steve Warren, tha se “Belmokhtar ka histori të gjatë të aktiviteteve udhëheqëse terroriste si anëtar i al-Kaidës së Magrebit Islamik, ai është lider operacional i al-Kaidës të ndërlidhur me organizatën Al Murabitoun, në Afrikën veriperëndimore, dhe e mbanë besnikërinë e tij personale ndaj al-Kaidës”., raporton REL.

Koloneli Warren, po ashtu, tha se Belmokhtar “e ka drejtuar” sulmin në centralin e gazit, In Amenas, në vitin 2013, me ç’rast afro 800 vetë ishin rrëmbyer dhe së paku 38 të tjerë janë vrarë, shumica prej tyre shtetas të jashtëm.

Shtetet e Bashkuara kishin hapur akuza terroriste kundër personit Mokhtar Belmokhtar, lidhur me këtë sulm, dhe kishin ofruar shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacione që do të çonin në arrestimin e tij.

Prej përmbysjes së liderit shumëvjeçar, Muammar Gaddafi, në vitin 2011, Libia është në një gjendje të kaosit.

Grupet militante rivale po luftojnë për ta marrë qeverisjen në këtë periudhë të vakuumit të krijuar.

Në deklaratën e saj, qeveria e Libisë tha se operacioni “ishte pjesë e mbështetjes ndërkombëtare, që është kërkuar për një kohë të gjatë, për luftimin e terrorizmit, që paraqet kërcënim të rrezikshëm për situatën rajonale dhe ndërkombëtare”.

Kjo qeveri thotë se do të dëshironte më tepër ndihmë në luftimin e terrorizmit, përfshirë edhe luftimin e grupit ekstremist, Shteti Islamik, që e ka marrë kontrollin ndaj qytetit qendror Sirte në Libi.

Next Post

Basha në Kukës: Kjo mazhorancë nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In