Një tjetër sulm me armë ka ndodhur këtë të dielë në SHBA. Raportohet se të shtëna të shumta me armë kanë ndodhur në një bar në qytetin Hamilton të Ohios.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 të natës me orën lokale. “RT” shkruan se deri më tani janë konfirmuar dy persona të vdekur, por thuhet se numri i viktimave mund të jetë më i madh.
Teksa bëhet fjalë për disa persona të plagosur. Ambulanca dhe policia ka shkuar në vendngjarje.
Policia në Hamilton të Ohios në SHBA ka deklaruar se të paktën një person është vrarë dhe disa janë plagosur.
Panorama/d.i.