• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA, sot debati i parë presidencial. Pikat e forta dhe dobësitë e kandidatëve

by Aalison Pearse Stevens
26/09/2016 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, i pari i të cilëve mbahet mbrëmjen e së hënës, do të jenë ndryshe nga çfarë është parë deri tani. Debatet e zgjedhjeve paraprake patën një numër rekord shikuesish e nuk kursyen ofendimet, mburrjen, thirrjet e zhurmshme të publikut, apo talljen e kandidatëve me njëri-tjetrin. Dhe kjo vetëm nga republikanët. Krahasuar me ato të kaluarat, përballjet e Donald Trumpit me Hillary Clintonin do të jenë olimpike, thotë CNN. Po cilat janë pikat e forta dhe ato të dobëta të të dy kandidatëve?

Donald Trump ka një zotësi të rrallë të manipulojë moderatorët. Është kritik i “status quo”-së, ankohet për çdo gjë nga Siria, Iraku, Libia e deri te tregtia me Kinën. E përdor mirë taktikën e frikës. Mund të jetë zbavitës në momente të caktuara. Armiqësitë i përballon mirë, sepse është mësuar dhe di t’u rrëshqasë pyetjeve. Por ka dhe disa dobësi të mëdha, që nisin me njohuritë politike. Dy kandidatë në skenë dhe 90 minuta kohë për t’u mbushur nuk janë aspak pozitive, kur nis nga përsëritjet. Trumpi nuk i përballon mirë kritikat dhe, nëse e humbet durimin në këtë debat, siç ka bërë herë të tjera, do t’i ulë pikë vetes.

Hillari Clinton, nga ana tjetër, i ka me bollëk njohjet që i mungojnë rivalit të saj. Ajo e di mirë çfarë ndodh me ekonominë, të drejtat e njeriut, marrëdhëniet me Rusinë, luftën kunder terrorizmit. Edhe ata që s’janë dakord me të, nuk thonë dot që është e keqinformuar. Është me këmbë në tokë dhe ka aftësinë të nxjerrë në pah kontrastet e thella mes propozimeve të saj dhe atyre të kundërshtarit. Shumë mendojnë se është pak e ngurtë e ka një sjellje prej roboti, e kjo konsiderohet dobësi, por së fundi është shfaqur shumë më e qetë. Problemi më i madh i saj janë përgjigjet evazive, të cilave duhet t’ua gjejë ilaçin shpejt.

Next Post
Indeksi i Pasaportave: Kosovarët, të izoluar si verikoreanët

Indeksi i Pasaportave: Kosovarët, të izoluar si verikoreanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In