• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA i siguron aleatët për përkushtim ndaj NATO-s

by Java News
24/01/2017 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, në ditën e parë të tij të plotë të punës, i ka siguruar aleatët evropianë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë përkushtim të palëkundur ndaj NATO-s.

Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha se sekretari Mattis dje ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe me sekretarin britanik të mbrojtjes, Michael Fallon, lidhur me shqetësimet aleate për deklaratat e shpeshta të presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilat vlerëson se aleanca ushtarake është e “vjetruar”.

Zoti Mattis “e ka theksuar përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për NATO-n”, tha zëdhënësi, Jeff Davis.

Në bisedën telefonike me Stoltenbergun, “të dy liderët diskutuan për rëndësinë e vlerave tona të përbashkëta dhe sekretari ka nënvizuar se kur shikohet që aleatët të ndihmojnë në mbrojtjen e këtyre vlerave, Shtetet e Bashkuara gjithnjë fillojnë me Evropën”, tha zoti Davis.

Sipas tij, ata “kanë shprehur përkushtim për konsultime në muajt e ardhshëm dhe presin të takohen personalisht gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s në shkurt”.

Gjatë bisedës së tij telefonike me sekretarin britanik të mbrojtjes, Michael Fallon, sekretari Mattis, po ashtu, “ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, çdoherë do të gëzojnë raporte unike të afërta, të reflektuara në lidhjet tona mbrojtëse, që janë bazë e sigurisë së Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Mundësi punësimi sezonal në Gjermani, ja llojet e punëve dhe si të aplikoni (viza dhe gjuha gjermane nuk janë kusht)

Mundësi punësimi sezonal në Gjermani, ja llojet e punëve dhe si të aplikoni (viza dhe gjuha gjermane nuk janë kusht)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

Paralajmërimi i frikshëm i Iranit për Evropën: Nëse përfshiheni në luftë, do të jeni objektiv për hakmarrje

March 6, 2026
Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

March 6, 2026
“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

March 6, 2026
“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

March 6, 2026
Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

March 6, 2026
Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

March 6, 2026
Adriatik Lapaj paralajmëron ngritjen e çadrave para Kryeministrisë

Adriatik Lapaj paralajmëron ngritjen e çadrave para Kryeministrisë

March 6, 2026
Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

March 6, 2026
Ish-kandidatja për deputete jep dorëheqje nga posti në PD dhe shpërthen në kritika të ashpra: Partia nuk po hapet

Ish-kandidatja për deputete jep dorëheqje nga posti në PD dhe shpërthen në kritika të ashpra: Partia nuk po hapet

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In