Departamenti Amerikan i Shtetit, u ka kërkuar vendeve të tjera që t’u sigurojnë udhëtareve më shumë të dhëna, ose në të kundër do të përballen me sanksione.
Kjo kërkesë e bërë nga ana e Departamenti Amerikan ka për qëllim që të që ti vlerësojë këta të dhënë dhe të shqyrtojë nëse aplikantët për vizë amerikane paraqesin një kërcënim terrorist ose jo, shkruan Reuters.
Vendet që nuk i përmbushin protokollet e reja ose nuk ndërmarrin hapa për ti plotësuar këto brenda 50 ditëve, mund të përballen me sanksione udhëtimi.
Kabllogrami që i është dërguar të gjitha selive diplomatike amerikane te mërkurën është përmbledhje e një rishikimi mbarëbotëror të procedurave të kontrollit, i kërkuar si pjesë e urdhrit te ri ekzekutiv të Donald Trumpit që ndalon udhëtimet e qytetarëve nga 6 vende me shumicë myslimane.
Memoja parashtron një seri standardesh që SHBA do të kërkojë nga shtetet e tjera, përfshirë edhe lëshimin ose planet konkrete për lëshimin e pasaportave biometrike dhe raportimin e rregullt te pasaportave te humbura apo te vjedhura tek Interpoli.
Ajo gjithashtu udhëzon vendet të sigurojnë çdo lloj informacioni tjetër i kërkuar nga Uashingtoni për aplikantët për vizë, përfshirë detajet biometrike ose biografike. Shtetet do të jenë të detyruara të ofrojnë të dhëna edhe për individë që njihen ose dyshohen për lidhje terroriste apo që kanë precedentë penale.
a.ç