• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA/ Shqetësime për protesta të armatosura në prag të inaugurimit të presidentit

by Ardit Rada
17/01/2021 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Byroja Federale e Hetimeve po lëshon paralajmërime të reja sigurie në prag të inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, duke theksuar mundësinë për protesta të armatosura në kyeqytetet e shteteve në mbarë vendin. Ndërkohë, Kongresi po shqyrton propozimet për të krijuar një komision kombëtar dypartiak për të hetuar sulmin e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Në kryeqytetet e shteteve amerikane janë shtuar masat e sigurisë në prag të inaugurimit të presidentit, ndërkohë që Byroja Federale e Hetimeve po gjurmon thirrjet në internet për protesta të armatosura të mundshme. Christopher Wray është Drejtor i Byrosë Federale të Hetimeve. “Arsyeja që përdor fjalën ‘të mundshme’ është sepse një nga sfidat e vërteta është përpjekja për të dalluar atë që është frymëzuese kundrejt asaj që është e qëllimshme.”

FBI-ja ka indentifikuar më shumë se 270 të dyshuar dhe ka arrestuar më shumë se 100 njerëz në lidhje me sulmin e përgjakshëm të 6 janarit ndaj Kapitolit amerikan nga mbështetësit e Presidentit Trump. Autorët u nxitën nga thirrjet e rreme se zgjedhjet ishin vjedhur. Mes protestuesve janë identifikuar edhe punonjës aktual të rendit dhe ushtrisë, apo ish punonjës të këtyre diskastereve. Ish punonjësi i Byrosë Federale të Hetimeve, Michael German është me Qendrën Brennan për Drejtësi. “Është një problem që ka qënë i vazhdueshëm gjatë gjithë historisë tonë, pra lidhja e disa pjestarëve të ushtrisë dhe punonjësve të rendit me supremacistët e bardhë dhe grupet militante të ekstremit të djathtë.”

25 mijë trupa të Gardës Kombëtare dhe mijëra punonjës të rendit nga agjenci të ndryshme do të ruajnë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara. Nënpresidenti Mike Pence siguroi amerikanët se inaugurimi do të jetë i sigurtë. “Që Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Nënpresidentja e zgjedhur Harris të betohen si presidenti dhe nënpresidetja e re e Shteteve të Bashkuara në përputhje me historinë dhe traditat tona.” Ndërkohë hetimet po vazhdojnë, përfshi nëse disa anëtarë të Kongresit ndihmuan sulmin duke dhënë ture në Kapitol një ditë më parë.

“Nëse zbulohet se anëtarët e Kongresit ndihmuan protestuesit e dhunshëm, nëse mbështetën krimin, mund të duhet të ndërmerren veprime përtej Kongresit kur flitet për ndjekje penale,” tha demokratja Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve. Ligjvënësit kanë propozuar një projekt-ligj që do të krijonte një komision dypalësh për të hetuar sulmin dhe trajtuar pyetje kryesore, të tilla si nëse kishte një dështim të inteligjencës dhe përfshirja e mundshme e zyrtarëve politikë. Amy Zegart është me Institutin Hoover.

““Cili ishte reagimi ? Cila ishte përgjigja? Cilat ishin mësimet kritike që dolën dhe dështimet nga përgjigja? Çfarë duhet të mësojmë si komb në ndërtimin e unitetit, unitetin e përvojës që të kemi një bazë rreth së cilës të bashkohemi përsëri.” Për shkak të shqetësimeve të sigurisë, prova e inaugurimit që do të bëhej të dielën, është shtyrë për ditën e hënë./VOA

Next Post
Rusi, Navalny kundër Putinit, kjo është finalja

Rusi, Navalny kundër Putinit, kjo është finalja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

Irani lëshon tjetër raketë drejt Turqisë. Ministria e Mbrojtjes: Do reagojmë pa hezitim kundër çdo kërcënimi

March 9, 2026
Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin me 20 ditë nga Parlamenti të Agron Shehajt

March 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026

March 9, 2026
Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

March 9, 2026
Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

March 9, 2026
Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In