• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA shpall organizatë terroriste Rojat Revolucionare Iraniane

by Java News
06/04/2019 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të shpallin Rojat Revolucionare Iraniane një organizatë të huaj terroriste. Janë tre zyrtarët amerikanë që e kanë konfirmuar këtë për agjencinë e lajmeve Reuters dhe kjo do të shënonte herën e parë që Uashingtoni etiketon zyrtarisht ushtrinë e një vendi tjetër si një grup terrorist. Vendimi, që sipas kritikëve mund ta ekspozojë ushtrinë amerikane dhe zyrtarët e zbulimit ndaj veprimeve të ngjashme nga qeveri jomiqësore, pritet të shpallet nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndoshta të hënën në mëngjes.

Sidoqoftë, për këtë në Uashington është folur prej vitesh. Pentagoni për momentin ka refuzuar të bëjë komente. Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë, po ashtu. Edhe misioni iranian në Kombet e Bashkuara nuk i është përgjigjur një kërkese për komente.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, një kritik i hapur i Iranit, ka mbështetur ndryshimin e politikës amerikane në kuadër të administratës Trump, për një qëndrim më të ashpër ndaj Teheranit.

Njoftimi do të vijë në prag të përvjetorit të parë të vendimit të Presidentit Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Teheranin dhe rikthimi i sanksioneve që e kanë gjunjëzuar ekonominë e vendit.

SHBA ka përfshirë në listën e zezë dhjetëra entitete dhe persona për shkak të lidhjeve me Rojat Revolucionare Iraniane, por vetë organizatën, jo.
Të krijuara pas Revolucionit Islamik të 1979, për të mbrojtur sistemin klerik shiit, forcat revolucionare iraniane janë organizata më e fuqishme e sigurisë në vend. Ato kontrollojnë sektorë të gjerë të ekonomisë iraniane dhe kanë shumë ndikim në sistemin politik. Rojat Revolucionare po ashtu janë përgjegjëse për programet balistike dhe bërthamore të Iranit.

 

 

/a.meta

Next Post
Ndryshimi i sistemit nuk është fare një sport i lehtë

Ndryshimi i sistemit nuk është fare një sport i lehtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In