• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA-së i intereson pragmatizmi dhe aspak irritimi i Metajt &Co

by Ben Andoni
19/04/2021 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pak orë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim në rolin e shtetit kumbar të Drejtësisë së vendit tonë, ka folur hapur me Gent Ibrahimin, shefin ende të patrimëruar si duhet të KLP-së, strukturës mëtonjëse që duhet të vendosë pikat mbi “i” mbi shumë problematika në vend. “ Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi – e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë e të tjerë kanë investuar shumë – duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim”, shpërndau ajo mesazhin në rrjetet sociale.

Po cili duhet të tregojë guxim në vendin tonë, në këtë moment, kur të gjithë janë në garë me premtimet, vetë kryeministri ka zbritur në terren, shteti funksionon me zëvendës të zëvendësve e teksa Presidenti Metaj bërtet, ulërit dhe premton shpalljen e skandaleve për çdo ditë!! Tashmë me të drejtën e tagrit po merret me të dhënat personale dhe të gjithë strukturën e PS-së, por pa bërë Mea Culpa për LSI-në, që po e ndih në fushatë dhe kolegët e PD-së, që nuk mund të bëjnë engjëjt. “Është fakt që ka dalë nga hetimet në Maqedoni dhe Evropë, janë vjedhur të dhënat e shtetasve shqiptar. Nuk dyshoj që kanë dalë nga PS. Si rezultat i kapjes së shtetit i ka marrë PS. Unë se kam Meta, e kam Metaj në dokumente, janë shumë të sakta të gjitha.

Nuk mund t’i përgjigjem asnjë pyetje që nuk ka kuptim në një shtet ku kanë mbetur dy institucione, ai i Presidentit, që qëndron heroikisht, me qetësi dhe trimëri, dashuri dhe populli i Shqipërisë. Do të kemi vazhdimisht konferenca shtypi për arsye të zgjedhjeve. I kam premtuar shqiptarëve që do të bëj gjithçka që të vendoset rendi kushtetues që është përmbys…”.

Dhe, pastaj vijon artikulimi për demokracinë dhe lirinë dhe shumë elementë të tjerë, që kulmojnë tek legjitimiteti i vendit. Dhe, kudo noteri i demokracisë, SHBA. Po nëse vendi ynë ka zbritur kaq shumë poshtë, sipas përshkrimeve të tij- dhe i është dorëzuar krimit atëherë Shqipëria nuk duhet të jetë më aktor i demokracisë, është në nivelin e saj më të ulët, e del një imperativ që të rindërtojmë një republikë krejt të re. E megjithatë, presidenti duket se ka një përballje sidomos me Amerikën, që jo vetëm organizojnë stërvitjet e mëdha më 26 Prill, por me kanonet e vërteta të saj, që më së shumti shkojnë me interesat sesa përçarjet politike dhe “gjëmën” e Metës.

Pak vite më parë, autorët Michael Poznansky dhe Keith L. Carter shkruanin për “Washinton Post” se: “Hulumtimi i Poznansky & Owen sugjeron që SHBA si rregull të përgjithshëm ka që më pak të ngjarë të mund të hedhi një diktator nëse ai ekziston si një alternativë e besueshme ideologjike për demokracinë liberale dhe kapitalizmin, krahasuar me atë që mund të krijojnë kundërshtarët e tij, nëse u jepet shansi për të qeverisur”.

Me pak fjalë, nëse përkojnë interesat atëherë nuk ka rëndësi se cili është në fuqi. Dhe, Rama duket se e ka kuptuar fare mirë këtë fakt. I vetëm në “luftën e tij” për kanonet e demokracisë, Metës duhet t’i kujtohet se është pjesë e këtij sistemi dhe mbi të gjitha një kontribuues i madh i problemeve në bashkëqeverisje në dy krahët. Por Meta ka zgjedhur të bëjë opozitën vetëm me Ramën, duke i vendosur të gjitha atributet që i ka dhe nuk i ka. Pozicioni i tij mund të respektohej nga të gjithë palët nëse do të qëndronte në mes dhe do t’i shërbente demokracisë që paska inkurajuar vetëm një palë.

E sa për Amerikë, asaj i intereson vetëm ideologjia dhe konvertimi i interesave në këtë vazhdë. Kurse presidenti, qoftë me kryeministrin Rama, i cili e vendosi në atë post; me Bashën që bashkëqeverisi si pjesë e një ekzekutivi me aq shumë probleme, u ka ardhur koha të kuptojnë realitetin e vështirë të vendit dhe çartjet e tyre!

Ajo, që dimë qartë është se veç një standardi më të mirë dhe futjes së sistem të opozitës, këto zgjedhje do e ruajnë të paprekur klasën aktuale politike që nuk do t’i ndahet vendit dhe që SPAK-u e të tjerë struktura nuk i heton dot. Të paktën tani për tani. Ndaj, ambasadorja njeh shumë më tepër in person individët e drejtësisë që shpreson të kuptojnë logjikën e SHBA-së për ta bërë Shqipërinë bashkëpunuese, sesa politikanët që i manipulon me një “Hello”.  Dhe, cili e vërteton këtë, vetë përvoja e vetë Amerikës. Duke bërë një lloj paralelizmi me gjendjen e Turqisë dhe sjelljen e saj, sërish Poznanski dhe Carter do të vijonin në të njëjtin artikull: “Në 1961, për shembull, Presidenti John F. Kennedy përmblodhi ato që i pa si tre opsione të SH.B.A.-së në lidhje me diktatorin e vjetër të Republikës Dominikane Rafael Trujillo: Sipas rendit zbritës të preferencave: një regjim i mirë demokratik, si vazhdim i regjimit të Trujillos ose një regjim i llojit Castro . Ne duhet të synojmë të parën, por me të vërtetë nuk mund të heqim dorë nga e dyta derisa të jemi të sigurt se mund të shmangim të tretën”.

Kur forcat komuniste u shfaqën si konkurrentë të vlefshëm në disa vende në fund të viteve 1970, Jimmy Carter – ndoshta presidenti më i dobët gjatë Luftës së Ftohtë – mbylli një sy qorr ndaj mashtrimit elektoral të Ferdinand Marcos në Filipine (1978) dhe shtypjes së Chun Doo Hëan ndaj protestave studentore në Korenë e Jugut (1980)”, kështu shkruanin dy autorët në shkrimin

” NATO members are supposed to be democratic. What happens when Turkey isn’t?”. (Anëtarët e NATO-s supozohet të jenë demokratikë. Çfarë ndodh kur Turqia nuk është?).

Pas 25 Prillit do jetë sërish njësoj dhe Amerika thjesht do të përpiqet të çojë më shumë Reformën e investuar prej saj në Drejtësi…kuptohet për interesin e saj, që për fat përkon me atë të popullit shqiptar…Por me siguri jo për Metën, Ramën dhe ca më shumë Bashën, që i shohin thjesht si numërorë. (Javanews)

Next Post
“Ata po mundohen të fshijnë të shkuarën”, Veliaj nga Preza: Ne do fitojmë, fushata jonë është për të mirën e të gjithëve

"Ata po mundohen të fshijnë të shkuarën", Veliaj nga Preza: Ne do fitojmë, fushata jonë është për të mirën e të gjithëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Foltore 2”, opozita proteston sërish para Kryeministrisë

Sot protesta e opozitës, mungojnë organizimet në degët lokale, protestuesit do udhëtojë me..! Plani i masave nga policia

January 24, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Irena Gjoka mohon akuzat/ Avokati: Lojë politike, vendim i shuar! Ndikim i pastër i shërbimeve greke…

January 24, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Këtë të Shtunë, mot i paqëndrueshëm me reshje shiu në të gjithë territorin! Ja sa do të shënojë termometri

January 24, 2026
Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

Kokainë dhe baste sportive në lokal, arrestohet pronari/ E pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

January 24, 2026
VIDEO-Moti ekstrem në SHBA, temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

VIDEO-Moti ekstrem në SHBA, temperaturat zbresin deri në -46°C! Gjendje e jashtëzakonshme në 12 shtete

January 24, 2026
Kontrabandë me karburant, arrestohet punonjësi i policisë

I morën ryshfet 270 mijë lekë një personi/ Masat e sigurisë që u vendosën për 3 efektivët e policisë

January 24, 2026
Ditë zie për KF Tirana, ndërron jetë në kryeqytet vajza e futbollistit Freddy Alvarez

Ditë zie për KF Tirana, ndërron jetë në kryeqytet vajza e futbollistit Freddy Alvarez

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

January 24, 2026
Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In