Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin foli me homologun e tij rus për herë të parë të premten që nga para pushtimit rus të Ukrainës, njoftoi Pentagoni.
“Më 13 maj, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III foli me ministrin rus të Mbrojtjes Sergey Shoygu për herë të parë që nga 18 shkurti,” tha në një deklaratë sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby.
Austin “kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit,” tha Kirby, raporton CNN./m.j