• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA plane për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë

by A R
05/01/2025 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti i Shtetit informoi Kongresin mbi planifikimin për t’i shitur Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollarë, thonë zyrtarët amerikanë, ndërsa vendi aleat i Shteteve të Bashkuara vazhdon luftën kundër Hamasit në Gazë.

Një pjesë e tyre mund të dërgohet nga stoqet aktuale të armëve amerikane, por për shumicën mund të duhet një ose disa vite për t’u dorëzuar, thanë dy zyrtarë amerikanë të cilën folën të shtunën në kushte anonimiteti, sepse njoftimi nuk është dërguar zyrtarisht në Kongres.

Shitja përfshin raketa të mesme veprimi për ta ndihmuar Izraelin të mbrohet nga kërcënimet ajrore, predha artilerie prej 155 mm, raketa Hellfire AGM-114 dhe armatime të tjera.

Shitja e këtyre armëve do t’i shtohej ndihmës ushtarake prej të paktën 17.9 miliardë dollarësh që Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Izraelit që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023, kur filloi lufta.

Administrata Biden është përballur me kritika për rritjen e vdekjeve të civilëve palestinezë. Ka pasur protesta në kampuset universitare, si edhe përpjekje të pasuksesshme në Kongres nga Senatori i pavarur Bernie Sanders dhe disa demokratë për të bllokuar që t’i shiten armë Izraelit.

Në muajin maj Shtetet e Bashkuara pezulluan përkohësisht dërgimin e 2 mijë bombave të fuqishme në Izrael mes shqetësimeve mbi humbjet e jetëve të civilëve nëse ato do të përdoreshin gjatë sulmit në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Administrata e Presidentit Biden ka kërkuar që Izraeli të rrisë ndihmën humanitare në Gazë. Por në nëntor, duke vënë në duke se ishte bërë një përparim i kufizuar në këtë drejtim, administrata refuzoi të kufizonte transferimin e armëve, siç kishte kërcënuar se do të bënte, në rast se gjendja nuk përmirësohej./ VOA

Next Post
George Soros u dekorua nga Biden! I biri: Babai im një patriot që ka luftuar për lirinë dhe të drejtat e njeriut

George Soros u dekorua nga Biden! I biri: Babai im një patriot që ka luftuar për lirinë dhe të drejtat e njeriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë

Kapet drogë në doganën e Kapshticës, arrestohet shtetasi grek

March 26, 2026

Rrënjët e identitetit

March 26, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit

March 26, 2026
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In