• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA pezullon ndihmat për Pakistanin, afro 1 miliard dollarë

by Java News
05/01/2018 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria amerikane ka thënë se do të ndërpresë të paktën 900 milionë dollarë në ndihmën për siguri të ushtrisë pakistaneze derisa Islamabadi të marrë “një hap vendimtar” kundër talebanëve afganë dhe rrjetit të militantëve Haqqani që veprojnë brenda kufijëve të Pakistanit.

Vendimi është njoftuar nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.

“Talibanët dhe rrjeti Haqqani vazhdojnë të gjejnë strehim brenda Pakistanit duke destabilizuar Afganistanin dhe sulmojnë personelin amerikan dhe atë të aleatëve”, ka thënë Nauert.

“Derisa qeveria e Pakistanit të marrë hapin vendimtar kundër talebanëve afganë dhe grupit Haqqani, Shtetet e Bashkuara do të ndërpresë atë lloj të ndihmës për siguri në Pakistan”, ka thënë ajo.

Sipas saj departamenti është duke punuar ende në detaje, mirëpo në këtë ndalim përfshihen rreth 900 milionë dollarë për operacionet kundërterrorizmit.

SHBA gjithashtu do të vazhdojë të ndërpresë 255 milionë dollarë në financimin e ushtrisë së huaj e cila funksionin nga muaji gusht për t’i bërë presion Islamabadit që të marrë masa më të ashpra kundër militantëve.

Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se ky ndalim nuk do dëmtojë ndihmat për civilët në Pakistan.

“Shpresojmë se Pakistani do të kuptojë këtë hap si stimulim dhe jo ndëshkim”, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Një senator i lartë pakistanez ka shprehur zhgënjim për vendimin e SHBA-së, duke thënë se do të dëmtojë marrëdhëniet në mes të dy vendeve. Udhëheqësja e Senatit për Marrëdhënie të Jashtme në Dhomën e Lartë të parlamentit në Pakistan, Nuzhat Sadiç, është cituar t’i ketë thënë agjencisë së lajmeve Associated Press, se “ajo çfarë po bën SHBA-ja tani nuk është e mirë për politikën e saj kundër terrorizmit dhe për zgjatjen e paqes në këtë rajon”.

Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Pakistanit më 2 janar të bëjë më shumë në luftimin e terrorizmit dhe se do të njoftonte për “hapa specifik” brenda disa ditëve për t’i bërë presion Islamabadit.

Përmes një postimi në Twitter më 1 janar, presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me ndërprerjen e ndihmave në vlerë të miliarda dollarëve për Pakistanin, duke akuzuar Islamabadin për krijimin e strehave të sigurta të ekstremistëve që veprojnë në Afganistan.

Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara “në mënyrë të pamend” i kanë dhënë Pakistanit më shumë se 33 miliardë dollarë për ndihma në 15 vitet e fundit dhe ata nuk na kanë dhënë asgjë tjetër përveç gënjeshtrave dhe mashtrimeve”.

McMaster: Pakistani të mos mbështesë grupet terroriste

Disa ligjvënës amerikanë e akuzojnë Pakistanin për zbatimin e një loje të dyfishtë duke kthyer një sy të verbër ndaj grupeve militante që kërkojnë strehim, paravarësisht premtimit për t’i luftuar ata.

“Pakistani është njëra nga qeveritë më mashtruese në të cilat kam qenë ndonjëherë i përfshirë”, ka thënë senatori Bob Corker, i cili njëherësh është edhe kreu i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

“Ata në thelb e mbështesin rrjetin Haqqani, duke i lejuar të kenë streha të sigurta në shtetin e tyre, derisa ata janë kërcënimi më i madh i burrave dhe grave tona në uniformë, ka shtuar ai.

Islamabadi kundërshton se qëllimshëm lejon militantët ekstremistë të kenë strehim në Pakistan.

Më 4 janar, gjenerali i Pakistanit, Asif Ghafoor, i ka thënë televizionit Geo, se Islamabadi kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara mirëpo “nuk do të bëjë kompromise ndaj interesave të shtetit dhe imazhit të tij”.

Ai ka thënë se Pakistani do të përgjigjet për çdo hap që merr qeveria amerikane kundër Pakistanit, pa dhënë më shumë detaje./REL

a.ç

Next Post
Meta vizitë në Bashkinë e Pustecit: Minoriteti maqedonas, pasuri për Shqipërinë

Meta vizitë në Bashkinë e Pustecit: Minoriteti maqedonas, pasuri për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In