Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri ka patur ditën e sotme një takim me Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Nëpërmjet një posti në rrjetet sociale, Kim ka zbuluar se çfarë kanë diskutuar së bashku teksa ka shtuar ndër të tjera se vettingu vazhdon.
Ambasadorja Kim ka zbuluar gjithashtu se numri i çëshjteve të cilat ishin duke pritur për gjykim është reduktuar dhe kanë dakordësuar faktin se SHBA do të ofrojë ndihmë teknike.
Ndër të tjera Kim thekson se janë diskutuar dhe hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem
“Takimi produktiv me Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë – SHBA-te do të ofrojë ndihmë teknike.
Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve të kualifikuar në sistem, ndërsa vettingu vazhdon.”- shkruan ambasadorja Kim./m.j