• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA/ “Obamacare” shpallet antikushtetues në Teksas

by Java News
15/12/2018 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatës federal nga Teksasi ka vendosur të shpallë si antikushtetues një pjesë të konsiderueshme të Aktit të Kujdesit të Përballueshëm (ACA), i njohur ndryshe edhe si “Obamacare”. Një koalicion prej 20 shtetesh kishin argumentuar se i gjithë ligji ishte shfuqizuar nga një ndryshim fiskal i vitit të kaluar, që shmangu në këtë mënyrë një penalitet për mospasjen e një sigurimi shëndetësor.

Presidenti Donald Trump komentoi shumë shpejt në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë një lajm të madh për Amerikën. Çështja tashmë me shumë gjasa do të shkojë drejt Gjykatës Supreme.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte premtuar prej fushatës ta zhbënte ligjin historik të vitit 2010 të ndërmarrë nga ish-presidenti Barack Obama, i cili supozohej të ofronte mbulim shëndetësor të përballueshëm për shumë amerikanë, të cilët e kishin të pamundur të siguroheshin. Por, pavarësisht se Partia Republikane ka pasur shumicën në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, “ACA” vijon ende të jetë funksional. Gjithsesi, Kongresi shfuqizoi në vitin 2017 kushtin (apo të ashtuquajturin mandat individual) që njerëzit duhej të blinin sigurim shëndetësor, ose do të përballeshin me një penalitet fiskal.

Trump e shfrytëzoi menjëherë vendimin e gjykatësit nga Teksasi, për të nxitur kreun e pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, si dhe kryetaren demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, “të kalojnë një ligj të fuqishëm që ofron kujdes shëndetësor të shkëlqyer”. Vendimi erdhi vetëm një ditë përpara afatit përfundimtar, për t’u siguruar në “Obamacare” për vitin e ardhshëm. Top Channel

Next Post
Loja/Edhe studentët i përgjigjen Ramës me… “Ti nuk më meriton”

Loja/Edhe studentët i përgjigjen Ramës me... “Ti nuk më meriton”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lavazhi përdorej për të shitur drogë, dy të arrestuar në Sarandë

Lavazhi përdorej për të shitur drogë, dy të arrestuar në Sarandë

March 21, 2026
Ylli i “Buffy the Vampire Slayer” ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

Ylli i “Buffy the Vampire Slayer” ndërron jetë në moshën 54 vjeçare

March 21, 2026
The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

March 21, 2026
Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In