• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA nuk ndalet, sanksione të reja për 38 oligarkë dhe kompani ruse

by A R
06/04/2018 16:12
The U.S. Treasury Department building in Washington, Thursday, June 8, 2017. (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

The U.S. Treasury Department building in Washington, Thursday, June 8, 2017. (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata e Presidentit Donald Trump shpalli të premten sanksione të gjera kundër 38 individëve dhe kompanive ruse, në kuadrin e një asaj që zyrtarët e lartë të administratës e cilësuan si përgjigje ndaj “prirjes ruse për aktivitete keqdashëse” në gjithë botën.

Sanksionet do të vendosen ndaj shtatë oligarkëve rusë, përfshirë Oleg Deripaskën, një manjat të aluminit dhe aleat i afërt i presidentit rus Vladimir Putin dhe 12 kompanive që ata kanë në pronësi ose i kontrollojnë. Në shënjestër të tyre do të jenë gjithashtu edhe 17 zyrtarë të lartë rusë dhe një kompani shtetërore për tregëtimin e armëve.

Zyrtarët amerikanë thonë se sanksionet “nuk janë në përgjigje të një veprimi apo çështjeje të vetme”, por kanë si objektiv të jenë kundërpeshë ndaj “prirjes së vazhdueshme dhe gjithnjë e më arrogante të veprimtarive të qeverisë ruse në gjithë botën”.

Duke informuar gazetarë, zyrtarën përmendën pushtimin e Krimesë nga Rusia, destabilizimin e Ukrainës lindore, mbështetjen për qeverinë siriane të Bashar al-Assadit, “aktivitetin e vazhdueshëm keqdashës kibernetik” të Moskës dhe “sulmet e vazhdueshme të Rusisë për të sabotuar demokracitë perëndimore”.

“Elitat nuk janë të zhveshura nga përgjegjësia për veprimet e qeverisë ruse”, tha një zyrtar amerikan, duke shtuar se oligarkët rusë duhet ta përdorin ndikimin e tyre “për t’i dhënë fund ciklit të destabilizimit të aktivitetit rus në gjithë globin”.

Zyrtari tha se oligarkët kanë “nxjerrë përfitime masive nën regjimi e Putinit dhe luajnë një rol kyç në programin e tij keqdashës”.

Sanksionet do të bllokojnë të gjitha pronat e oligarkëve që janë nën juridkiksionin amerikan dhe amerikanëve do t’u ndalohet në përgjithësi që të bëjnë biznes me kompanitë dhe personat mbi të cilët po vihen sanksione, thanë zyrtarët.

Kjo lëvizje vjen pasi Britania, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të NATO-s dëbuan mbi 150 diplomatë rusë, në shenjë solidariteti për helmimimin me një agjent nervor të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia në Britani.

Britania ka fajësuar Rusinë për helmimin. Rusia ka mohuar të ketë rol dhe ka dëbuar një numër të njëjtë diplomatësh perëndimorë./voa/a.m.

Next Post
Champions/ Mohamed Salah mund Ronaldon për titullin e Javës

Champions/ Mohamed Salah mund Ronaldon për titullin e Javës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In