• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA njofton se do i ofrojë 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës

by Java News
03/03/2023 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të premten paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e cila është në vlerë prej 400 milionë dollarësh.

Ajo përbëhet kryesisht nga municione, por që për herë të parë do të përfshijë ura taktike për të lëvizur tanket dhe automjetet e blinduara.

Urat mund të përdoren nga trupat ukrainase që janë trajnuar për “manovër me armë të kombinuara”, që është përdorimi i koordinuar i granatimeve të artilerisë, së bashku me lëvizjet e sulmit me tanke dhe automjete të blinduara, për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse që kur ata pushtuan Ukrainën një vit më parë.

Uashingtoni ka dhënë deri më tani rreth 32 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Rusisë në shkurt të vitit 2022. Ndërsa më 3 mars, Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe vendet nga blloku i përbërë prej 27 shtetesh diskutuan planet për të dhënë një miliard euro shtesë, si dhe krijimin e një skeme të përbashkët prokurimi për të përshpejtuar dërgimin e artilerisë për të cilën Ukraina thotë se është vendimtare për t’iu kundërvënë forcave ruse.

BE-ja e ka ndihmuar Ukrainën përmes Fondit të saj Evropian të Paqes – një fond që përdoret për të rimbursuar vendet anëtare që ofrojnë armë, municion dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën. Sipas propozimit të fundit, vendet anëtare që ofrojnë municion menjëherë, u garantohet se do të rimbursohen me shpejtësi.

Për të financuar projektin, shtetet anëtare do të duhet të përdorin një miliardë euro shtesë, pasi ata tashmë ranë dakord në dhjetor për të plotësuar Fondacionin Evropian të Paqes me 2 miliardë euro të tjera, dhe me një mundësi për një shtesë prej 3.5 miliardë eurosh.

Sipas një zyrtari të BE-së, gjithsej 12 kompani në nëntë shtete anëtare po prodhojnë municionin e nevojshëm për Ukrainën. Komisioni Evropian, do t’i stimulojë këto kompani që të rrisin prodhimin, me garanci për kërkesë afatgjatë. Sipas vlerësimeve të ndryshme, Ukraina po gjuan 6,000-7,000 predha artilerie çdo ditë, që është rreth një e treta e totalit të Rusisë. Plani do të diskutohet nga ministrat e mbrojtjes së BE-së javën e ardhshme./VOA

/s.f

Next Post
Kadilli do të kandidojë për Tiranën në “Lokalet 2023”: Një projekt 100% i ndryshëm nga ai Rama-Veliaj

Sondazhi/ Kadilli: E keqja më e madhe, që njerëzit kanë mendim negativ për liderët e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In