• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA në kërkim të origjinës së COVID/ Biden autorizon shërbimet sekrete: Hetoni në themel, brenda 90 ditësh duhet…

by Java News
27/05/2021 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga e ka vërtetë prejardhjen koronavirusi? Pas supozimeve të reja për një aksident në një laborator në Wuhan presidenti i SHBA-së, Biden autorizon shërbimet sekrete, që të hetojnë me themel burimin.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka udhëzuar hetime të reja të shërbimeve sekrete për origjinën e pandemisë së koronavirusit, që prej më shumë se një viti e ka vendosur mbarë botën në gjendje të jashtëzakonshme. Shërbimet informative duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre në mbledhjen dhe analizimin e informacioneve për mundësinë e një aksidenti në laboratorin në Kinë dhe brenda 90 ditësh duhet të paraqesin një raport, njoftoi Biden. Në thelb duhet sqaruar çështja, nëse një aksident në institutin studimor në qytetin kinez Vuhan ka shkaktuar pandeminë në mbarë botën. Mbi 3,4 milionë njerëz, sipas të dhënave zyrtare, kanë gjetur vdekjen deri tani prej koronavirusit ose me koronavirusin.

Informacion i rëndësishëm në “Wall Street Journal”

Së fundi një informacion i “Wall Street Journal” i ka dhënë impuls të ri supozimeve për një aksident të mundshëm në Institutin e Virologjisë në Vuhan. Gazeta të dielën (23.05) duke iu referuar një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së, shkruan, se në nëntor 2019 tre punonjës të institutit qenë sëmurur rëndë aq sa u detyruan të shtrohen në një klinikë. Kina i bëri publike infeksionet e para prej koronavirusit në Vuhan në fund të vitit 2019.

Biden deklaron tani, se ai në mars u ka kërkuar shërbimeve sekrete që të raportojnë lidhur me çështjen nëse shpërthimi i pandemisë ka të bëjë me transmetimin e virusit nga një kafshë tek njeriu, apo me një aksident në laborator. Ky raport i është paraqitur atij në maj. Ndërkohë shërbimet e inteligjencës nuk janë plotësisht të një mendimi, se cila është zanafilla më e mundshme.

Biden kërkon më shumë transparencë nga Kina

Njëkohësisht presidenti i SHBA-së i bëri thirrje qeverisë në Pekin për më shumë transparencë: “SHBA do të vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe më tej me partnerët, për të ushtruar presion ndaj Kinës, që të bashkëpunojë për një hetim të plotë, transparent ndërkombëtar të bazuar në fakte dhe të sigurojë qasjen tek të gjitha të dhënat dhe provat relevante.”

Shumë shpejt pas fillimit të pandemisë është spekuluar, nëse virusi mund të ketë dalë aksidentalisht nga Instituti në Vuhan, ku studiohen koronaviruset. Qeveria kineze e ka hedhur poshtë energjikisht këtë.

Në mars një ekip ekspertësh ndërkombëtar nën mandatin e OBSH-së e vlerësuan si „ekstremisht të pamundur”, që virusi të ketë dalë padashje nga laboratori. Ndaj kjo pistë nuk është hulumtuar më tej. Është më e mundshme „me gjasë deri edhe me shumë gjasë”, që virusi SARS-CoV-2 të jetë transmetuar nga një lakuriq nate përmes një kafshe tjetër tek njeriu.

Ndaj këtij raporti shumë shpejt lindën dyshime. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus kërkoi, që të verifikohet më tej hipoteza e aksidentit në laboratorin e Vuhanit. Shumë shtete kanë shprehur shqetësimin, se ekspertëve gjatë hulumtimeve të tyre në Vuhan nuk u janë vënë të gjitha të dhënat e nevojshme në dispozicion./DW

Next Post
Mbushën “arat” e Fushë-Krujës me kanabis/ Arrestohen 6 persona, shpallet në kërkim një tjetër

Mbushën “arat” e Fushë-Krujës me kanabis/ Arrestohen 6 persona, shpallet në kërkim një tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In