• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA ndan paratë për luftën kundër Covid-19/ Ja sa do të përfitojnë Shqipëria, Kosova, MV dhe Serbia

by Java News
27/03/2020 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç ishte paralajmëruar SHBA ka filluar ndarjen e rreth 100 milion dollar ndihma për disa shtete për të përballuar luftën me CoVid-19.

Ndërkohë mes shteteve që SHBA do të ndihmojë janë edhe Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia.

Konkretisht SHBA ka konfirmuar se do të japë 700 mijë dollar për Shqipërinë, si ndihmë shëndetësore. Sipas njoftimit kjo shumë do të ndihmojnë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjetjes së rasteve dhe ngjarjeve të bazuara në ngjarje, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, dhe më shumë.

Ndërkohë për Kosovën SHBA ka ofruar 1,1 milion po kështu edhe për Maqedoninë. Ndërsa për Serbinë SHBA ka ofruar 1,2 milion dollarë ndihmë shëndetësore do të ndihmojnë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjetjes së rasteve dhe ngjarjeve të bazuara në ngjarje, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, dhe më shumë.

Njoftimi:

Qeveria e ShBA po udhëheq përgjigjen e ndihmës humanitare dhe shëndetësore të botës ndaj pandemisë COVID-19. Ne po mobilizojmë të gjitha burimet e nevojshme për t’u përgjigjur me shpejtësi, brenda dhe jashtë vendit. Si pjesë e këtij reagimi gjithëpërfshirës dhe bujar të SH.B.A.-së, Departamenti i Shtetit dhe USAID po japin një investim fillestar prej afro 274 milion dollarësh në ndihmë shëndetësore urgjente dhe humanitare për të ndihmuar vendet në nevojë, në krye të fondeve që ne tashmë u ofrojmë organizatave shumëpalëshe si psh. Organizata Botërore e Shëndetit dhe UNICEF.

Ky total deri më tani përfshin afro 100 milion dollarë ndihmë shëndetësore emergjente nga Fondi Global i Rezervave të Urgjencës së Shëndetit të USAID-it dhe 110 milion dollarë ndihmë humanitare nga llogaria e USAID-it për Ndihmën Ndërkombëtare të Fatkeqësive, që do të sigurohet deri në 64 nga vendet më të rrezikuara që përballen me kërcënimin nga kjo pandemi globale. Përmes Byrosë së Departamentit të Shtetit për Popullsinë, Refugjatët dhe Migracionin, Agjensia e KB për Refugjatët (UNHCR) do të marrë 64 milion dollarë ndihmë humanitare për të ndihmuar në adresimin e kërcënimeve të paraqitura nga COVID-19 në situatat ekzistuese të krizave humanitare për disa nga njerëzit më të prekur në botë.

Agjencitë qeveritare amerikane po punojnë së bashku për të dhënë përparësi në ndihmën e huaj bazuar në koordinimin dhe potencialin e ndikimit. Me fondet e reja sot, Shtetet e Bashkuara po japin ndihmën specifike të mëposhtme:

Shqipëri: 700 000 dollarë ndihmë shëndetësore do të ndihmojnë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjetjes së rasteve dhe ngjarjeve të bazuara në ngjarje, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, dhe më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 51.8 milion dollarë ndihmë shëndetësore për Shqipërinë, dhe më shumë se 693 milion dollarë ndihmë totale.

Kosova: 1,1 milion dollarë ndihmë shëndetësore do të ndihmojnë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e gjetjes së rasteve dhe mbikëqyrjen bazuar në ngjarje, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, dhe më shumë. Kjo ndihmë për të luftuar COVID-19 është përveç investimeve afatgjata të Sh.B.A-së në Kosovë, përfshirë më shumë se 10 milion dollarë ndihmë shëndetësore dhe afro 773 milion dollarë ndihmë totale gjatë 20 viteve të fundit.

Maqedonia e Veriut: 1.1 milion dollarë do të ndihmojë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjetjes së rasteve dhe ngjarjeve të bazuara në ngjarje, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, dhe më shumë. Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar rreth 11.5 milion dollarë vetëm në shëndetësi dhe më shumë se 738 milion dollarë ndihmë totale për Maqedoninë e Veriut.

Serbia: 1.2 milion dollarë ndihmë shëndetësore do të ndihmojnë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin e mbikëqyrjes së gjetjes së rasteve dhe ngjarjeve të bazuara në ngjarje, mbështetjen e ekspertëve teknikë për reagim dhe gatishmëri, forcimin e komunikimit të rrezikut, dhe më shumë. Shtetet e Bashkuara kanë investuar rreth 5.4 milion dollarë ndihmë shëndetësore dhe më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë totale gjatë 20 viteve të fundit.

Next Post
Rama nis telefonatat me qytetarët: Bëhuni trima, lufta për njeriun është. Nuk është Viti i Ri të ndajmë çokollata

Rama nis telefonatat me qytetarët: Bëhuni trima, lufta për njeriun është. Nuk është Viti i Ri të ndajmë çokollata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

February 7, 2026
Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

February 7, 2026
VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

February 7, 2026
Si u rrëzua koloneli grek që spiunonte për Kinën dhe nxirrte sekretet e NATO-s?

Si u rrëzua koloneli grek që spiunonte për Kinën dhe nxirrte sekretet e NATO-s?

February 7, 2026
Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

February 7, 2026
Uashington / Spiropali takim me dy drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik për rritjen e investimeve amerikane

Uashington / Spiropali takim me dy drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik për rritjen e investimeve amerikane

February 7, 2026
Rikuperim i ekosistemeve, Rama: Pyjeve tona i janë shtuar 360 mijë fidanë të rinj!

Rikuperim i ekosistemeve, Rama: Pyjeve tona i janë shtuar 360 mijë fidanë të rinj!

February 7, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

February 7, 2026
Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

February 7, 2026
Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

Ish prokurori shqiptaro-amerikan: Nëse arrestimet pa dënime vazhdojnë, besimi i publikut te SPAK rrezikohet seriozisht

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In