• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA i mohoi vizën, reagon Daniel Godelli: Nuk jam i dënuar

by Java News
06/11/2017 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhur me çështjen e refuzimit të vizës së peshëngritësit tonë, Daniel Godelli, nga Ambasada Amerikane, është vetë peshëngritësi që ka reaguar. Ai sqaron se nuk është refuzuar për çështjen e armëmbajtjes pa leje, duke vënë në dispozicion vërtetimin e gjendjes gjyqësore me nr. Prot. 16, datë 15 shkurt 2017, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve se ai figuron i padënuar.

Gjatë një bisede për “Panorama Sport” ai shprehet: “Janë të pavërteta fjalët që hidhen nga ana e presidentit të federatës së peshëngritjes, Elez Gjoza, se mua më është refuzuar viza amerikane për armëmbajtje pa leje. Unë disponoj një vërtetim të nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë, ku vërtetohet se unë jam i padënuar. Këtë vërtetim e kam paraqitur pranë kësaj ambasade”. Sakaq, në përgjigjen që Ambasada Amerikane ka kthyer për Godellin midis të tjerave thuhet:

“Ju jeni gjendur i pakualifikuar për një vizë jo emigrimi. Që do të thotë, që ju nuk jeni në gjendje të dëshmoni që aktivitetet tuaja të planifikuara në SHBA të jenë në përputhje me klasifikimin e vizës jo emigruese. Ndërkohë që secila nga klasifikimet e vizave jo emigruese kanë kërkesat e tyre unike. Vendimi i sotëm nuk mund të apelohet.

Godelli shpallet kampion bote

Megjithatë, ju mund të riaplikoni në çdo kohë. Nëse ju do të vendosni për të riaplikuar, ju duhet të dorëzoni një formular të ri të aplikimit dhe fotografi, të paguani tarifën e aplikimit për vizë përsëri dhe të caktoni një takim të ri, në mënyrë që të intervistoheni nga një Oficer Konsullor.

Në qoftë se ju zgjidhni për të riaplikuar, ju duhet të përgatiteni për të ofruar informacion që nuk e keni paraqitur në aplikimin tuaj fillestar, nëse kanë ndryshuar rrethanat tuaja që nga aplikimi juaj i mëparshëm”. Ja si lindi problemi për të tërhequr viza pranë Ambasadës Amerikane.

Ndonëse presidenti Gjoza e kishte informuar Federatën Botërore të Peshëngritjes për pezullimin 1-vjeçar të federatës shqiptare, drejtori i akreditimeve të Botërorit e ka siguruar Gjozën se do të bëjnë të pamundurën që Shqipëria të merrte pjesë në Botëror. Kështu që Shqipërisë iu hap “drita jeshile” për pjesëmarrje në Botërorin e Peshëngritjes, që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti në Hjuston, në SHBA.

Godelli kampion bote

Mësohet gjithashtu se Federata Botërore e Peshëngritjes, nëpërmjet drejtorit të akreditimeve, i ka kërkuar presidentit të federatës sonë që të fillonte nga procedurat me pajisjen me vizë të lojtarëve të Kombëtares sonë. Ka qenë vetë shefi i akreditimeve të këtij kampionati, Meredit Par, ai që i ka kërkuar presidentit Elez Gjoza emrat e sportistëve që do të marrin pjesë në Botëror.

Kështu Shqipëria menjëherë dha pëlqimin për 5 sportistë, e pikërisht: Daniel Godelli e Erkan Qerimaj për peshën 77 kg, Briken Calja për peshën 69 kg dhe nga kombëtarja e femrave Romela Begaj e Evangjeli Veli. Mirëpo, me një prej kë- tyre peshëngritësve që ka aplikuar për vizë, ka pasur një problem për pajisjen me vizë në Ambasadën Amerikane. Bëhet fjalë për Daniel Godellin.

a.ç

Next Post
SHBA armatosin Japoninë, mund t’i godasë në ajër raketat e Koresë së Veriut

SHBA armatosin Japoninë, mund t’i godasë në ajër raketat e Koresë së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In