• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA merr në kontroll qiejt shqiptarë, sistemi do të instalohet në Pukë

by Java News
06/12/2017 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrata e firmosur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë Lockheed Martin Global, Incorporated, SHBA, për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë. Sistemi i radarëve do të instalohet në Pukë. Faza e parë e projektit do të kushtojë 22.266.000 USD. 19.139.000 USD do të mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare, ndërsa 3.127.000 USD do të akordohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas kontratës, kompania do të marrë përsipër jo vetëm sigurimin e sistemit TPS-77 dhe instalimin e radarëve, por parashikohet një mundësi për mirëmbajtjen, për pjesët e këmbimit si dhe trajnimin e personelit shqiptar.Parashikohet që jo më vonë se gjashtë muaj pas datës së hyrjes në fuqi të kontratës, palët do të takohen për të diskutuar mbi marrëveshjen e mirëmbajtjes, pa u kufizuar, në pjesë këmbimi, riparime dhe trajnime. Kontrata është firmosur në muajin shtator të këtij viti nga ministrja e Mbrojtjes shqiptare Olta Xhaçka dhe përfaqësuesi i kompanisë amerikane Lockheed Martin Global, Christopher Bowman.

Kontrata është miratuar nga qeveria ‘Rama 2’ ditët e fundit, ndërsa është botuar në Fletoren Zyrtare. Kontrata parashikon afate për kohën e zbatimit të saj, por që varen nga koha e hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Trajnimi

Sipas kontratës, për çdo trajnim të kryer nga kompania amerikane, në këtë rast e përfaqësuar nga Mr. Christopher Bowman, pala shqiptare do t’i sigurojë kompanisë një listë të emrave të pjesëmarrësve të caktuar, së paku 30 ditë para mbërritjes së tyre në ambientet e kompanisë në Syracuse, Nju-Jork. Ministria e Mbrojtjes do të jetë përgjegjës për marrjen e vizave të duhura hyrëse nga ambasada ose konsullata e SHBA-së, emigracioni dhe autorizime të tjera për çdo pjesëmarrës para mbërritjes në Shtetet e Bashkuara. Kompania do të sigurojë një ftesë zyrtare për ambasadën lokale të SHBA-së për lëshimin e vizave. Kompania amerikane rezervon të drejtën të refuzojë hyrjen ose të heqë një pjesëmarrës nga pjesëmarrja në ndonjë kurs trajnimi në rast se pjesëmarrësi i tillë dështon ose të përmbushë ligjin e SHBA-së (federale, shtetërore ose  lokale) ose me politikat e Lockheed Martin. /Shqiptarja.com

ma.me

Next Post
E pazakontë/ Njihuni me tekstin e një kënge dasme shqiptare të viteve 1800 për nuset

E pazakontë/ Njihuni me tekstin e një kënge dasme shqiptare të viteve 1800 për nuset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In