• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

SHBA-BE, masa ekstreme ndaj Maqedonisë, Ivanov e Gruevski nën hetim ndërkombëtar

by Java News
05/04/2017 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
“Pas kulaçit, kërbaçin”. Apelet e Shteteve të Bashkuara dhe bllokut europian vazhdojnë të injorohen nga udhëheqësit maqedonas. Por nëse politikanët e atjeshëm do të bllokojnë në vazhdimësi krijimin e qeverisë së re, rrezikojnë të përballen me një kthesë radikale të qëndrimit të Uashingtonit dhe Brukselit.

Ideja e sanksioneve u lakua edhe përpara mbërritjes së Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, në Shkup, një tjetër vizitë e pasuksesshme sa i takon bindjes së kreut të shtetit maqedonas për t’i dorëzuar udhëheqësit të opozitës mandatin e krijimit të qeverisë. Ekspertët tani thonë se, gjasat për masa të tilla janë vërtet të mëdha, por ku do të konsistojnë ato saktësisht?

Profesori i Shkencave Politike, njëherazi diplomat me përvoje, Gjorgi Spasov tha për “Balkaninsight” se, pasi SHBA-të dhe BE-ja të shterojnë çdo mundësi për ta shtyrë Ivanovin dhe Nikola Gruevskin drejt zgjidhjes së krizës, që të dy ata mund të bëhen subjekte të ndalimit të udhëtimit drejt Amerikës dhe ngrirjes së aseteve të veta e të ndihmës politike.

Si presidenti i Maqedonisë, ashtu edhe kreu i VMRO-DPMNE-së rrezikojnë të përballen me hetime ndërkombëtare për shpërdorim të fondeve të BE-së, e madje Spasov mendon se mund të ketë edhe verifikime për përfshirje në krimin ndërkombëtar.

Përpos kësaj, Gruevski, partia e të cilit ka qenë në pushtet që prej vitit 2006, do të ndeshet me presionin e PPE-së, që të japë dorëheqjen nga drejtimi i VMRO-së, në të kundërt forca politike mund të përjashtohet nga radhët e Partive Popullore Europiane.

Sipas ish-ambasadorit maqedonas në Austri, Georgi Filipov, deklaratat e Tuskut në përfundim të vizitës së tij në Shkup, edhe pse nuk tingëlluan shumë të ashpra, duhen perceptuar si një paralajmërim serioz ndaj Ivanovit, sepse tregojnë që blloku me shumë gjasa nuk do ta tregojë tashmë pakënaqësinë e tij vetëm me fjalë.

ma.me

Next Post
NATO instalohet bindshëm në Poloni, misioni më i madh që prej Afganistanit

NATO instalohet bindshëm në Poloni, misioni më i madh që prej Afganistanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In