• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA: Lufta me ISIS-in s’ka mbaruar

by Java News
17/10/2018 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zyrtar i rëndësishëm ushtarak amerikan paralajmëroi udhëheqësit botërorë që të mos e keqkuptojnë për fitore përparimin e arritur kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste.

Kreu i Shefave të Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Joseph Dunford, e quajti përparimin në luftën kundër ISIS-it në Irak dhe Siri “mjaft inkurajues”, por u kërkoi aleatëve të SHBA ta mbajnë presionin ndaj Shtetit Islamik si dhe al Kaidës në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë.”Ndoshta sfida më e madhe me të cilën ndeshemi sot është rreziku i vetëkënaqësisë”, u tha Dunford shefave të Konferencës së Mbrojtjes për Luftën kundër Organizatave të Ekstremizmit të Dhunshëm që u hap të martën pranë Uashingtonit.

“Një keqkuptim i progresit të arritur deri më sot dhe i karakterit të kërcënimit mund të bëjë që udhëheqësit politikë të humbin vëmendjen ndaj ekstremizmit të dhunshëm, për t’u marrë me sfida të tjera, tha Dunford. “Ka shumë shembuj gjatë disa viteve të fundit kur ne kemi zbutur presionin dhe ata janë bërë më të dhunshëm.”

Zyrtarët e SH.B.A. kanë folur mjaft për fitoret kundër ISIS-it dhe grupeve të tjera terroriste, duke vënë në dukje se numri i sulmeve terroriste në mbarë botën dhe vdekjet si rezultat i këtyre sulmeve, kanë rënë për tre vjet me radhë.

Sulmet e ISIS-it kanë rënë 23 për qind nga viti 2016 deri në 2017 dhe prodhimet e tyre mediatike janë pakësuar. Ndërkaq, grupi ka humbur thuajse të gjithë territorit të mbajtur më parë në Irak dhe Siri në kulmin e kalifatit të vetëdeklaruar. Tani mban vetëm 2 për qind.

Megjithatë, zyrtarët ushtarakë dhe të inteligjencës paralajmërojnë se ISIS po bën një rezistencë të ashpër, veçanërisht në Luginën e Eufratit të Mesëm në Siri, ku forcat e mbështetura nga koalicioni po luftojnë prej muajsh për të nxjerrë luftëtarët e ISIS-it nga territori i tyre i fundit.

Pavarësisht nga rënia e Kalifatit të vetëshpallur të grupit, zyrtarët e SHBA besojnë se luftëtarët e huaj ende shkojnë në Siri dhe Irak dhe se çdo muaj atje hyjnë rreth 100 prej tyre.

Vlerësimet e fundit të Pentagonit tregojnë gjithashtu se numri i përgjithshëm i luftëtarëve të ISIS-it në të gjithë Sirinë dhe Irakun mbetet i lartë, me rreth 32,000 akoma të gatshëm për të luftuar, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Low optimist pas humbjes: Ishim në një nivel me Francën

Low optimist pas humbjes: Ishim në një nivel me Francën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In