• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA konfiskon 7 miliardë dollarë të Bankës Qendrore afgane

by A R
13/02/2022 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Joe Biden dëshiron ta përdorë rreth gjysmën e rezervave të ngrira valutore të Afganistanit në SHBA për kompensime të mundshme të viktimave të terroristëve, kurse gjysmën tjetër për ndihma humanitare.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti Joe Biden nënshkroi në Uashington një dekret, sipas të cilit të gjitha rezervat valutore afgane të depozituara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokohen dhe transferohen në Bankën Qendrore në Nju-Jork.

Joe Biden

Shtatë miliardë dollarët e konfiskuar  nga Banka Qendrore afgane, të cilat ruhen në Shtetet e Bashkuara, do të përdoren për dy qëllime. Gjysma e parave do të shkojë në ndihmë të afganëve në nevojë, ndërsa gjysma tjetër do të përdoret për familjet e viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Sipas vëzhguesve konfiskimi i pasurive të një shteti tjetër është një veprim tejet i pazakontë.

Taliban control at checkpoints in Kabul

Pas marrjes së pushtetit nga islamistët në gusht 2021, kriza humanitare në Afganistan është përkeqësuar në mënyrë drastike. Sipas OKB-së miliona vetë janë në rrezik nga uria. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë bërë thirrje për para për ndihma humanitare për shkak të rrezikut të urisë. SHBA do të vërë rreth 3,5 miliardë nga shuma e konfiskuar në dispozicion të këtyre ndihmave.

Dëmshpërblime për viktimat e terroristëve

Kurse pjesa tjetër e parave nga fondet e ngrira të Bankës Qendrore afgane do të mbahen në SHBA dhe do të rezervohen për “viktimat amerikane të terrorizmit” që kërkojnë dëmshpërblim në gjykatë.

USA | New York | 20. Gedenken an die Terroranschläge 9/11

“Shumë viktima amerikane të terrorizmit, përfshirë edhe anëtarët e familjeve të viktimave që vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, kanë ngritur në gjykatat e SHBA-së padi kundër talibanëve dhe kërkojnë dëmshpëblime që do të paguhen prej fondeve të ngrira të Bankës Qendrore afgane.

9 miliardë dollarë jashtë Afganistanit

Paratë e Bankës Qendrore afgane të depozituara në SHBA u ngrinë pas fitores së talibanëve. Një zyrtar i qeverisë amerikane tha se kur talibanët morën pushtetin jashtë vendit gjendeshin rreth 9 miliardë dollarë nga rezervat valutore afgane. Shtatë miliardë dollarë ishin në SHBA, pjesa tjetër e shpërndarë në Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicër dhe vende të tjera.

/a.r

Next Post
“Më tha të dua shumë”/ Einxhel rrëfen historinë e pazakontë me mikun e saj të klasës: I theva syzet

“Më tha të dua shumë”/ Einxhel rrëfen historinë e pazakontë me mikun e saj të klasës: I theva syzet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In