Departamenti amerikan i Shtetit i ka cilësuar dy rusë të ndërlidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik (ISIS), si “terroristë globalë”, përfshirë një militant çeçen i lidhur me sulmet vdekjeprurëse në Moskë.
DASH tha se Aslan Avgazarovic Byutukaev, i njohur edhe si Amir Khamzat, është lider i ISIS-it në Çeçeni dhe përgjegjës për sulmet vetëvrasëse në Rusi, ku përfshihet edhe sulmi në aeroportin Domodedovo në Moskë, në janar të vitit 2011, me ç’rast u vranë 35 vetë.
Uashingtoni e ka cilësuar edhe Ayrat Nasimovich Vakhitov si “terroritst të angazhuar aktivisht”, transmeton REL.
Autoritetet amerikane thanë se Vakhitov, që e përdorë edhe emrin, Salman Bulgarsky, ka luftuar për IS-in në Siri dhe e përdorë Internetin për rekrutimin e luftëtarëve për grupin militant. (b.an)