Ndërsa SHBA po regjistron numra rekord të infektuarve me koronavirus, një foto nga një spital theu zemrat e shumë njerëzve.
Të premten, një mjek familjeje publikoi një foto të një dhome plot iPad dhe shkroi se këto janë pajisje që po përgatiten për një lamtumirë virtuale të vdekjes nga të dashurit e tyre.
Fotoja u shpërnda nga profesionistë të tjerë të shëndetit, si dhe përdorues të shumtë të mediave sociale, përfshirë Trisha Greenhalgh, një profesoreshë e kujdesit shëndetësor parësor në Universitetin e Oksfordit në MB.
“Nuk imagjinoja se do të përfundonim këtu kur fillova të hulumtoj videokonsultat 12 vjet më parë”, shkroi ajo.
Një ish-epidemiolog i Harvardit shkroi se as Steve Jobs nuk e parashikoi këtë.
Komentet nën cicërimën, e cila është shpërndarë qindra mijëra herë, përfshijnë histori të amerikanëve duke parë të dashurit e tyre duke vdekur në ekran.
“Të hënën, i dashuri im i tha lamtumirë nënës së tij në iPad…,” shkroi një person.