• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA i përgjigjen Pekinit me të njëjtën monedhë/ Pezullojnë dhjetëra fluturime të linjave ajrore kineze

by Java News
22/01/2022 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi u vendos si një përgjigje ndaj vendimit të qeverisë kineze për të pezulluar disa linja ajrore amerikane për shkak të shqetësimeve për COVID-19.

Pezullimet do të hyjnë në fuqi nga data 30 janar, kur fluturimi i parë i planifikuar ishte i kompanisë kineze Xiamen që do të kishte transportuar pasagjerë nga Los Anxhelosi për në Xiamen. Sipas Departamentit amerikan të Transporteve, pezullimet do të qëndrojnë në fuqi deri në 29 mars.

Do të pezullohen kështu disa fluturime të kompanive ajrore kineze, si Xiamen, Air China, China Southern Airlines dhe China Eastern Airlines.

Që nga 31 dhjetori, autoritetet kineze kanë pezulluar 20 fluturime të kompanisë amerikane United Airlines, 10 të kompanisë American Airlines dhe 14 të kompanisë Delta Air Lines, pasi disa pasagjerë rezultuan pozitivë me COVID-19.

Madje të martën, Departamenti i Transportit njoftoi se qeveria kineze kishte njoftuar anulime të reja fluturimesh të kompanive amerikane.

Liu Pengyu, një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington, tha të premten se politika për fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve që hyjnë në Kinë “është zbatuar në mënyrë të barabartë për linjat ajrore kineze dhe të huaja në mënyrë të drejtë, të hapur dhe transparente”.

Ai e quajti lëvizjen e Shteteve të Bashkuara “shumë të paarsyeshme” dhe shtoi se, “ne i bëjmë thirrje palës amerikane të ndalojë ndërprerjen dhe kufizimin e fluturimeve normale të pasagjerëve” nga linjat ajrore kineze.

Airlines for America, një grup tregtar që përfaqëson tre kompanitë ajrore amerikane të prekura nga masa e Kinës, iu bashkua zërave të tjerë duke thënë se mbështet veprimin e Uashingtonit “për të siguruar trajtimin e drejtë të linjave ajrore amerikane në tregun kinez”.

Departamenti i Transportit tha se Franca dhe Gjermania kanë marrë masa të ngjashme përkundër veprimeve të Kinës për COVID-19. Ai tha se pezullimet e fluturimeve nga Kina “janë të dëmshme për interesin publik dhe garantojnë veprime korrigjuese proporcionale”. Departamenti shtoi se “veprimet e njëanshme të Kinës kundër kompanive amerikane nuk janë në përputhje” me marrëveshjen përkatëse dypalëshe.

Kina gjithashtu ka pezulluar shumë fluturime nga Amerika të kompanive kineze pasi pasagjerët më vonë rezultuan pozitivë.

Departamenti tha se ishte i përgatitur të rishikonte veprimet e tij nëse Kina rishikonte “politikat e saj për të krijuar situatën e nevojshme të përmirësuar për kompanitë amerikane”. Departamenti paralajmëroi se nëse Kina anulon më shumë fluturime, “ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime shtesë”.

Kina i ka mbyllur kufijtë e saj për udhëtarët, duke ulur totalin e fluturimeve ndërkombëtare në vetëm 200 në javë, ose 2% të niveleve para pandemisë, tha në shtator Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC).

Numri i fluturimeve nga Shtetet e Bashkuara që anulohen është rritur që nga dhjetori, pasi infektimet e shkaktuara nga varianti shumë ngjitës Omicron i koronavirusit u rritën në nivele rekord në Shtetet e Bashkuara.

Pekini dhe Uashingtoni janë përplasur për shërbimet ajrore që nga fillimi i pandemisë. Në gusht, Departamenti amerikan i Transportit u vuri kufizime katër fluturimeve nga kompani kineze, në 40% të kapacitetit të pasagjerëve për katër javë, pasi Pekini kishte vendosur kufizime identike ndaj katër fluturimeve të kompanisë amerikane United Airlines.

Para anulimeve të fundit, tre linja ajrore amerikane dhe katër kineze kryenin rreth 20 fluturime në javë midis dy vendeve, shumë më poshtë shifrës prej mbi 100 në javë të periudhës përpara pandemisë./VOA

g.kosovari

Next Post
Bashkimi i gripit me COVID/ Zbulohet rasti i parë me “flurona” në këtë vend

Bashkimi i gripit me COVID/ Zbulohet rasti i parë me “flurona” në këtë vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In