• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA/ Hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhje, merret në pyetje edhe kryeprokurori

by Java News
23/01/2018 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions u mor në pyetje për disa orë gjatë javës së shkuar nga zyra e prokurorit special, në kuadër të hetimit për përfshirjen ruse në zgjedhje dhe për të zbuluar nëse presidenti ka penguar drejtësinë që kur ka marrë detyrën.

Takimi shënon herën e parë, që hetuesit e prokurorit special Robert Mueller marrin në pyetje një anëtar të kabinetit “Trump”.

Lajmi u publikua nga “New York Times” dhe u konfirmua nga një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë, pasi gazeta kërkoi informacione për këtë.

Marsin e shkuar, kryeprokurori Jeff Sessions tha se nuk do të jetë pjesë e hetimit për ndërhyjen ruse, meqë kishte qenë pjesë e fushatës. Por, lëvizja e kryeprokurorit u bë pasi ai nuk informoi Kongresin se ishte takuar dy herë me ambasadorin rus në SHBA, gjatë fushatës presidenciale.

Lajmi për marrjen në pyetje të Sessions vjen ndërsa ka raporte se drejtori i FBI-së, Christopher Wray kërcënoi me dorëheqje, për shkak të presionit të Sessions dhe Trump për të shkarkuar zëvendësin e tij, Andrew McCabe.

Si Prokuror i Përgjithshëm, Sessions ishte i përfshirë thellësisht në shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, por qëndrimi larg hetimit bën që Sessions të mos ketë asnjë kontroll mbi prokurorin special Mueller, gjë për të cilën presidenti Trump është ankuar shpesh.

Sessions ishte pjesë e një grupi të vogël zyrtarësh të fushatës dhe administratës, që prokurori special Robert Mueller nuk kishte intervistuar ende. Pavarësisht këmbënguljes së medieve, Departamenti i Drejtësisë nuk dha detaje se për çfarë u pyet specifikisht Sessions gjatë intervistës dhe si u përgjigj

Next Post
Këshillat e mjekëve/ Si të mbrojmë duart nga i ftohti

Këshillat e mjekëve/ Si të mbrojmë duart nga i ftohti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

“Shpresë për BDI-në në qeveri më nuk ka”, Menduh Thaçi: Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga politika!

January 24, 2026
“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

“Mund të kualifikohemi në Botëror”, ish-futbollisti i Kombëtares: Çdo lojtar duhet të japë mbi mundësitë e tij

January 24, 2026
Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

Përgatitjet për Samitin e Diasporës, Balla priti në Kuvend Besmir Rrjollin: Zë aktiv i komunitetit shqiptar në Milano

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

FOTOLAJM/ Meze e raki para se të nisen për protestë, deputeti Luan Baçi ndan foton me 5 demokratë

January 24, 2026
“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

“Ukraina po punon për paqen dhe sigurinë”, Zelensky reagon pas diskutimeve trepalëshe në Abu Dhabi

January 24, 2026
Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

Vrau partneren para syve të fëmijës! Gjykata në Francë lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për 27-vjeçarin

January 24, 2026
1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

1350 efektivë në terren, Kryeministria ‘vishet’ me gardh metalik/ Çfarë do ndodhë në protestë?

January 24, 2026
Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

Tentoi të kalonte kontrabandë 37 steka cigaresh elektronike, arrestohet në Durrës 59-vjeçari

January 24, 2026
Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, mbahen homazhe pranë varrit monumental në Vlorë

January 24, 2026
FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

FBI e urdhëroi të investigonte të shtënat në Minneapolis si sulm ndaj efektivit, jep dorëheqjen agjentja

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In