• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHBA/ Gjykata e Lartë mban në fuqi ndalimin e udhëtimit nga 5 vende myslimane

by Java News
27/06/2018 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi me një shumicë të ngushtë votash të mbante në fuqi kufizimet e administratës së Presidentit Donald Trump për qytetarët e pesë vendeve me shumicë myslimane, duke i dhënë presidentit një fitore për një nga politikat etij më të debatueshme. Siç njofton korrespondentja e Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara reports, reagimi ndaj vendimit të së martës ishte I menjëhershëm.

Demonstruesit protestuan ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë për të mbajtur në fuqi kufizimet e administratës së Presidentit Trump për udhëtim në Shtetet e Bashkuara, ndaj qytetarëve të Iranit, Libisë, Somalisë, Sirisë dhe Jemenit.
Në një vendim me 5 vota pro dhe 4 kundër, Kryetari i Gjykatës, John Roberts dhe katër kolegët e tij konservatorë arritën në përfundimin se presidentët kanë kompetenca të gjera për të kufizuar udhëtimin nga vendet e huaja për shqetësime të sigurisë kombëtare.
Presidenti Trump e përshëndeti vendimin në një takim me ligjvënës në Shtëpinë e Bardhë.
“Kjo është një fitore e madhe për Kushtetutën tonë. Duhet të jemi të rreptë; dhe duhet të ruajmë sigurinë. Minimalisht duhet të sigurohemi që t’i kontrollojmë njerëzit që vijnë në këtë vend”.
Vendime të gjykatave federale kishin shfuqizuar ose dobësuar variante të mëparshme të ndalimit të udhëtimit, që u bë i mundur me një urdhër ekzekutiv që zoti Trump e nënshkroi në javën e parë në detyrë.
Vendimi është një fitore e madhe për administratën, duke i dhënë fund betejave ligjore 16 mujore lidhur me një pjesë kyçe të politikës së imigracionit të Presidentit Trump, që ishte një nga temat e fushatës së tij.
“Donald Trump po bën thirrje për një ndalim të plotë të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara”.
Kundërshtarët thonë se ndalimi është diskriminues ndaj myslimanëve. Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike, ishte një nga paditësit e ndalimit.
“Po shkatërrojnë trashëgiminë tonë si vend, por ne jemi populli dhe populli ka fjalën e fundit përmes ndërgjegjësimit politik, organizimit politik dhe vullnetit për të ndryshuar. Prandaj megjithëse jemi shumë të zhgënjyer, ne ende shpresojmë se do të punojmë së bashku me amerikanë të tjerë për të ruajtur idetë mbi të cilat është ngritur ky vend”, tha Drejtori Ekzekutiv i Këshillit, Nihad Awad.
Nga ana praktike, vendimi nuk ndryshon asgjë. Gjykata e Lartë e lejoi Ndalimin e Udhëtimit të hynte në fuqi dhjetorin e kaluar, duke kufizuar udhëtimin nga pesë vendet e përfshira në vendim, si edhe nga Koreja e Veriut dhe Venezuela.

Next Post
Rrëfimi i 93 vjeçarit shqiptar, i cili është martuar tri herë dhe ka 23 fëmijë

Rrëfimi i 93 vjeçarit shqiptar, i cili është martuar tri herë dhe ka 23 fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In