SHBA/ Gjenden tre fëmijë të braktisur në SHBA, të kequshqyer dhe torturuar, zbulojnë eshtrat e të katërtit

Policia ka gjetur mbrëmjen e të dielës tre fëmijë të braktisur, si dhe eshtrat e një të mituri tjetër.

Autoritetet i kanë gjetur fëmijët brenda një apartamenti në Houston dhe paraprakisht dyshohet se ata janë braktisur nga prindërit.

“Situata është e tmerrshme, tragjike. Prej kohësh jam në këtë punë dhe kurrë nuk kam dëgjuar për ndonjë rast të ngjashëm. Jam i shokuar”, ka thënë Ed Gonzalez, nga zyra e sherifit në Harris.

Për këtë rast policia mësoi kur 15-vjeçari u telefonoi dhe u tha se prindërit i kanë braktisur muaj më parë dhe se vëllai i tyre 9-vjeçar ka vdekur, e kufoma e tij për afro një vit po qëndron në apartament.

Policët i gjetën fëmijët të paushqyer, të lënduar dhe për këtë menjëherë i dërgoi në spital. Nuk dihet nëse fëmijët kishin shkuar në shkollë dhe se si i kaluan muaj të tërë pa ushqim. E ëma e tyre dhe i dashuri i saj më vonë janë gjetur dhe arrestuar, pergatiti BW.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com