• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SHBA, gati rikthimi i qindra familjeve emigrante

by Java News
25/12/2015 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata amerikane po projekton kthimin e qindra familjeve me origjinë nga Amerika Qendrore , që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme, sipas shtypit amerikan.

Familjet e prekura nga kjo masë kanë mbërritur me një valë imigracioni klandestin nga Amerikan Qendrore duke nisur nga viti 2014 në përpjekje për t’iu larguar dhunës që mbretëron në rajon.

“Agjentët e imigracionit, që bëjnë pjesë në Ministrisë për Sigurinë e Brendshme (DHS), po përgatiten të ndalojnë këta persona dhe t’i kthejnë që prej fillimit të muajit janar”, theksoi “Washington Post” dhe disa media të tjera, si “Wall Street Journal”.

Familjet e shënjestrura, qindra, ndoshta më shumë, sipas “Washington Post”, janë ato, për të cilat dëbimi është urdhëruar tashmë nga një gjykatës. Ato janë të përbëra nga të paktën një minoren dhe një i rritur.

Pyetur nga AFP-ja, DHS-ja nuk ka dashur të japë detaje në lidhje me planin e dëbimit. Por një zëdhënëse e ministrisë, Gillian Christensen, ka nënvizuar se kufiri amerikan nuk ishte i hapur për imigracionin e paligjshëm.

“Nëse personat që vijnë këtu në mënyrë të paligjshme, nuk mund të përfitojnë azil apo forma të tjera të qëndrimit dhe i nënshtrohen një urdhëri dëbimi, ata do të rikthehen”, deklaroi ajo.

“Plani i dëbimit është kundërshtuar nga administrata Obama dhe ende nuk ka marrë dritën e gjelbër përfundimtare”, theksoi “Washington Post”.

Imigracioni klandestin është një temë e ndjeshme në jetën politike amerikane dhe veçanërisht në kampin republikan ku kandidatët janë të ndarë mbi qëndrimin që duhet të kenë përballë familjeve emigrante pa dokumente.

Next Post

Nokia 8210, telefoni më i kërkuar nga trafikantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In